Reali shpërthen në akuza, mediat sulmojnë "qaramanin" Murinjo

22 Mars 2012, 12:21Sport TEMA

Barazimi 1-1 në fushën e Vijarealit ka lënë një shije të hidhur te Reali i Madridit, por edhe pasoja shumë të rënda sportive. Pak orë pas ndeshjes, është mësuar se edhe Pepe i është bashkuar madrilenëve të ndëshkuar me karton të kuq, pasi ka fyer rëndë gjyqtarin e ndeshjes, ndërsa edhe Kristiano Ronaldo mund të përballet me pasoja për fjalët që ka thënë në fushë kundër “xhaketës së zezë”.

Raporti i gjyqtarit tregon se mbrojtësi e ka sulmuar në tunelin e dhomave të zhveshjeve dhe më pas e ka sharë publikisht. “Ik q.. bir k..”, është mesazhi i kuptueshëm që mbrojtësi portugez i ka kaluar gjyqtarit. Ky mesazh ka qenë i njëjtë me atë që ka ulëritur Zhoze Murinjo disa herë pas pësimit të golit të barazimit, por gjyqtari ka preferuar të shkruajë në raport vetëm që ka ndëshkuar dy herë me të verdhë trajnerin për protesta dhe jo sepse e ka fyer. Në këtë mënyrë, Murinjo ka shpëtuar nga një dënim më i rëndë disiplinor, duke qenë se është përsëritës për gjeste të tilla, si asistenti i tij Rui Faria i cili në ndeshjen e mbrëmshme është ndëshkuar për të katërtën herë me karton të kuq brenda 4 muajve.
Ndërkohë, pamjet filmike kanë treguar që edhe Kristiano Ronaldo ka akuzuar në fushë gjyqtarin për qëndrim të njëanshëm dhe mund të përballet me dënim disiplinor nga Federata Spanjolle. “Vetëm vidhni, vetëm vidhni, vidhni”, janë fjalët e CR7 pas golit të barazimit.

Por në një situatë ku madrilenët ndjehen të “vjedhur” nga gjyqtari, specialistët dhe media e mendojnë ndryshe. Pasi Murinjo ka vendosur heshtjen për shtyp pas ndeshjes, të gjithë kanë sulmuar teknikun portugez duke e cilësuar si shkaktarin kryesor të kësaj rënie. Sipas edhe vetë gazetave të Madridit, “As” e “Marca”, trajneri nuk ka përgatitur lojtarët psikologjikisht për një rezultat jo të favorshëm pas 11 fitoresh radhazi dhe kjo është parë qartë me nervozizmin e futbollistëve në fushë.

Për më tepër, ai etiketohet si “qaraman” për ankesat ndaj gjyqtarëve në një periudhë kur ata e kanë favorizuar dukshëm ekipin e tij, ashtu siç ndodhi edhe kundër Vijarealit të cilit i mohuan një penallti si dhe falën Diarra nga kartoni i kuq që në pjesën e parë të ndeshjes.

9 komente në “Reali shpërthen në akuza, mediat sulmojnë “qaramanin” Murinjo”

  1. timi says:

    Gazetari sic duket se ka pare aspak ndeshnjen, vetem ka perkthyer tituj gazetash. Se pari nuk ka pasur asnje rast ku eshte dashur te akordohet nje penallti per vilareallin dhe as karton te kuq per Lass Diaran. E verteta eshte se Reali ndoshta nuk meritonte te fitonte ndeshnjen dhe mire qe se fituan, por edhe performanca e gjyqtarit ishte e diskutueshme. Kujtojme qe nje lojtari te Vilareal Ruben i dha dy kartona te verdhe dhe nuk e nxorri jashte loje. Por ne shqiptaret jemi mesuar tashme me artikuj te tille te cunguar dhe qe nuk i japin publikut informacionin e duhur.

    1. ...? says:

      une pashe pjesen e dyte dhe ai komentatori gjerman u cudit kur i nxorri te verdhe rubenit. ky tha u ndeshkua edhe pjesen e pare e automatikisht duhet te vinte edhe i kuqi.

    2. Real pa Murinjon says:

      o qorr,ja ku e ke penalltine,shiko si lojtari i Realit mban prej bluze ate te Vilarealit !
      http://www.marca.com/2012/03/21/futbol/equipos/real_madrid/1332365905.html (kete e thote Marca,gazeta me e madhe(pro Real)ne Spanje!

      kurse Ruben mori vetem nje te verdhe shiko QORR : http://www.gazzetta.it/speciali/risultati_classifiche/2012/calcio/liga/tabellini/tabellino_332568125.shtml (ketu nuk ke faj ti,se po te degjosh Shakohoxhen,ne cdo pese fjele 1 e ka pordhe ! Nuk ka gazete e moviole ne bote qe thote qe Ruben mori 2 te verdha…kartoni i pare ishte per Marco Sennan jo per Ruben !

      Kurse per Lass Diarra,ai meritonte te kuqen dhe 1 muaj larg fushave,po ti e paske pa me syze dielli ndeshjen !
      http://www.youtube.com/watch?v=XKtwqyiD-ZQ

      1. timi says:

        E para mos ofendo, por eshte kulture personale dhe ndoshta dhe ti se ke fajin. E dyta, se a ishte apo sishte penallti mund te diskutohet gjate, po per mua nuk ishte. Dhe qe ta dishe ti i verber (apo qorr sic e quan ti) nuk jam po eshte vlersim personal i imi. Ndoshta se ndjek shpesh ligen italiane dhe ato angleze, ku jo cdo mbajtje fishkellehet nga gjyqtari. Te njejtin mendim kam edhe per kartonin e Lass Diaras, asnjiher i kuq. Ti ndoshta s’ke luajtur kurre futboll, ose kur ke luajtur ke qendruar me shume pertoke duke u ankuar te gjyqtari. Sa per kartonin e verdhe te Rubenit une pashe ate cka dha regjia spanjole, dhe nuk kerkova ne google si ti qe te shoh fotografite e shtypit spanjoll.
        Futbolli eshte per burra, kerkon te keshe dicka ti moter mesiguri si ke, qendro larg futbollot pra…

        1. Real ka qene edhe ai i “Galaktikos” ku shkelmat ne bark, ne gjoks, ne kavilje apo …nuk i kemi pare. Nqs nuk do ti referohesh Barcelones sot si model, meqenese dukesh qe je tifoz i thekur i Realit, mjafton te kthehesh disa vite me pare dhe do reflektosh diferencen pa ngarkesa emocionesh te pas ndeshjes. Fytyra e keqe qe pllakosur sot ne futboll ka nje emer dhe ai eshte……. Mourinjo, qofte ky te Porto, Chealsea, Interi apo sot RM. Model vetem per te mos u ndjekur perveç atyre qe futbollin e ngaterrojne me sportet marciale…
          mjafton te lexosh “Marca” (gazeten prane RM) qe te kuptosh se sa pune po i prish ndrkombtarisht emrit te Realit ky personazh qe percon vetem negativitet vete, tek dhe nepermjet lojtareve.

          1. timi says:

            Po, une jam tifoz i Realit por e thashe edhe me siper qe Reali nuk beri loje qe te meritonte nje fitore. Reali gjithmon ka qene ekip me fizik te forte, kujtojme ketu Makalele, Zidane, Hiero…, por edhe te kujdesshem. Nuk perkraha veprimet e Ramos dhe Pepes qe ne te shumten e rasteve ndeshkohen me merite, por fola per performancen e gjyqtarit qe e humbi kontrollin mbi ndeshjen, fishkellente cdo prekje dhe jepte kartona vend e pa vend, disa madje edhe ne favor te Realit. Por ajo cka kam marre une nga koha e ”Galaktikos” eshte nje loje dinamike me pak nderprerje, sot kjo gje s’eshte e mundur dhe jo gjithmone per faj te Realit. Ky fenomen verehet edhe ne ndeshjet dhe kampioanatet tjera dhe eshte nje fenomen qe ia ul vleren futbollit. Jo me kot iu referova liges angleze dhe asaj italiena, sepse besoj se ato akoma mundohen te mbajne gjalle dinamizmin e lojes. Jam dakord qe futbolli nuk duhet ngaterruar me sportet marciale, por as me baletin jo…

      2. ...? says:

        kur te pergjigjesh tjeter here komentit tim lexo me kujdes. e mos ofendo te tjeret se ti shoku marrke flake shume shpejt e pa shkak.

  2. mister x says:

    kartoni pare nuk ishte per ruben por per nje tjeter mesa kam lexuar une por ngaterresa eshte bere nga regjia spanjolle.

  3. henri says:

    Ej…po si mund te mbrohet Mourinjo…duhet te jete detyre shume e veshtire ose duhet te jesh aq i zi sa ai se tjeter mundesi nuk ka.
    Po keta lojtare qe dikur kane luajtur ne klube te tjera apo edhe te vete Reali po me trajner tjeter, kane qene tjeter gje fare (perfshi ketu edhe ronaldon) pamvaresisht…derbit te ndezur me Barcelonen. Po ai “i ziu” kete parim ka qellimi justifon mjetin, edhe kriminel behet vetem qe te arrij ate objektivin, qe s’po e arrin dot. Dhe vertet fatkeqesisht i ka shnderruar shume lojtare ne fytyra shume te keqija, per te ardhur te ndonje tjeter si puna e Pepes me fytyre te vertete krimineli. Ah…mundet ndoshta ta fitoje edhe kampionatin, por e ka zhveshur klubin e Madridit nga klasi historik (shume shume larg galaktikos) duke e bere gati te perçmuar nderkombetarisht. Shembull per te mos u ndjekur dhe parafolesi “Real pa Mourinjon” shpresoj te jete vertet tifoz i Realit qe pertej arritjes se rezultatit e ka kuptuar qe ka edhe modele te tjera per te qene i suksesshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

2 Komente

  1. アニメ ラブドール

    リアルラブドール 暗号通貨で本物のラブドールと男性のダッチワイフを購入する

    Përgjigjjuni
    1. l
      love doll

      YourDoll株式会社 等身大の人形フルサイズのシリコーン人形で大人のための賢明な人形

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje