Ylli i Bayern Munich, Arjen Robben, është i gatshëm të refuzojë një rikthim në Premier Ligë për të provuar veten në Serie A me Juventusin.
Me më pak se 18 muaj të mbetur nga marrëveshja aktuale, Robben është duke menduar nëse duhet të largohet nga Bayerni këtë verë dhe ka joshur interesimin e ish-klubit të tij Chelseat, si dhe dy rivalëve nga Manchesteri, Cityt dhe United.
Por Tuttosport shkruan se Robben do të preferonte një transferim në Torino. Në të vërtetë ai tashmë ka vendosur, nëse largohet nga Bayerni do ta mendonte Juventusin si destinacion të radhës.
Bayerni është duke tentuar të arrijë një marrëveshje me ish-mesfushorin e Real Madridit të qëndrojë në klub, duke i ofruar atij plot 170 mijë paund në javë për të rinovuar kontratën
merre dhe boden ti regulloje finnacat Juves ?
http://imageshack.us/photo/my-images/341/ridvanbode1997dhe2012.jpg/
po ca lidhje ka ky komenti jot prej palle ktu