Deliret diktatoriale nuk kanë fund! Çmenduria e fundit është pretendimi i një televizioni shtetëror sirian, sipas të cilit Barcelona, aktualisht skuadra më e mirë në botë, po ndihmon rebelët duke kontrabanduar armë për të luftuar kundër forcave besnike të presidentit Bashar Al Asad.
Në një lajm të publikuar nga Ynetnews.com dhe më pas të shpërndarë nga thuaje të gjitha mediat më të njohura sportive evropiane, tregohet një pjesë e lajmeve të publikuara në muajin dhjetor nga Al Dunya TV.
Pamjet janë marrë nga ndeshja Barcelona-Real Madrid dhe sipas personit që lexon lajmin, formacioni i Barcelonës përfaqëson rrugën për kontrabandën e armëve të rebelëve sirianë. Lojtarët përfaqësojnë kontrabandistët ndërsa pozicioni i topit përfaqëson vendndodhjen aktuale të armëve.
Sipas spikerit, kur ylli i Barcelonës Lionel Mesi pason topin, ai do të tregojë se armët kanë mbërritur te rebelët në Dir al-Zur.
Klipi, i postuar në YouTube, ka që tani mbi 200 mijë shikues, ku pjesa më e madhe e tyre ironizojnë budallallëkun e këtij televizioni. Për më tepër, kjo nuk është hera e parë kur televizionet siriane pretendojnë se një ngjarje sportive është komplot për të zbritur Asad nga pushteti. Al Dunya TV ka akuzuar më parë një gazetar të Al Jazeera se po bënte thirrje kundër Asad gjatë ndeshjes së futbollit mes Sirisë dhe Bahreinit.
Dhe budallalliku nuk ka te sosur , ke per ta marre shume shpejt dylekshin o asad putana.
Sa ngjajne diktaturat! Kudo paska “pucista” me arme te sofistikuara per te “demtuar” shtetin. Ata mund te jen jo vetem “kokpalare” por edhe “kolonizatore” te BE-se, pa haruar armiqte e perhershem SHBA dhe Izrael dhe deri tek yjet e futbollit dhe taktikat e tyre ne fushat e gjelberta. “Bravo” Asad-Sali-Orban-Ahmadinejad dhe kompani per “vigjilencen” dhe “inteligjencen” tuaj!!
Kunder Assadit ne Saliut jane aktivizu puqet ma te sofistikume per nga armet nge Barcelona po dhe ju socialistat nuk rrini mbrapa. Tana t’verteta si drita diellit jane. Po natyrisht pushteti denmokratiko-populor do i asgjesoje puqet e ketyne armiqve te brendshem a te jashtem kudo qofshin Siri apo Shqipni.
Analogji e paster me grushtin e shtetit te 21 janarit ne Shqiperi, kujtoni cadrat-pistolete dhe thikat me helm……………..
Dhe budallalliku nuk ka te sosur , ke per ta marre shume shpejt dylekshin o asad pushti.