Lahm: Ky Bajern mund këdo!

18 Mars 2012, 16:05Sport TEMA

Kapiteni i Bajern Mynih, Filip Lahm, është i bindur se bavarezët mund të “shpërbëjnë” çdo skuadër që i del para. Deklarata e tij erdhi pas suksesit të jashtëzakonshëm 6-0 të Bajern përballë Herta Berlin, që çoi në 20 numrin e golave të shënuar në 3 ndeshjet e fundit.

“Në tre ndeshjet e fundit, ne kemi parë se sa cilësi sulmuese kemi në skuadër. Ne mund të ‘shpërbëjmë’ thuajse çdo kundërshtar”.

“Duhet të krijosh raste dhe të sigurohesh që të shënosh. Kjo është ajo që ndodhi në dy ndeshjet e fundit dhe u përsërit edhe këtu. Gjërat bëhen më të thjeshta kështu”, deklaroi Lahm.

Forca sulmuese e Bajernit tregohet edhe nga shifrat e kontribuuesve të saj më të mëdhenj në këtë pikë të sezonit. Arjen Roben ka shënuar 7 gola në këto 3 ndeshje, ndërsa golashënuesi më i mirë i Bundesligës, Mario Gomez, ka shënuar 8 gola në 3 ndeshje, duke patur tashmë 22 gola të shënuar në 25 ndeshje në kampionat.

3 komente në “Lahm: Ky Bajern mund këdo!”

  1. aqifi says:

    Patjeter qe i shperthem, sidomos kur jane kuaj te ngordhur si puna e Hertes. Sa pike larg eshte Borussia ne kampionat?

    1. Gusmari says:

      Po ti mendohu nje here o Aqif, shiko ndeshjet, pastaj shkruaj. gati 10 dite, kampionat – Champions, te besh 20 gola e te pesosh 1, te marresh 9 pike te plota. Nuk eshte rastesi. Ka patur luhatje, por duket sikur e kane gjetur veten.
      Nuk eshte si Real barcelona (10 pike para) ?

    2. bajern-münschen says:

      Aqif o aqif kapartoni po nuk mer vesh ti nga Futbolli more dajak. Bajern Münschen do ti gropose te tera skuadrat Europiane ke per ta pare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje