Masimiliano Alegri, trajneri i Milan
“Jemi përballë skuadrës më të fortë në botë por mund të bëjmë më mirë kundër tyre pasi jemi përmirësuar ndjeshëm që prej takimit të fundit që kemi patur bashkë. Këto ndeshje ndaj Barcelonës do të nxjerrin në pah më të mirën e Milanit. Ta shohin me optimizëm, kemi një shans shumë të mirë për të shkuar në finale nëse i eliminojmë ata”
Adriano Galiani, administratori i Milan
“Do të jetë një ndeshje e vështirë për ne dhe për ata. Jo rastësisht jemi skuadra me më shumë tituj në botë. Ka disa vite radhazi që na ecën kështu në short, në 3 vitet e fundit kemi gjetur si Realin, ashtu edhe Barcelonën, ndërsa këtë vit do të luajmë 4 ndeshje kundër skuadrës së Guardiolës. Mesi? Kam parë të luajnë Pele dhe Maradonën por për mua Mesi mbetet më i forti i të gjitha kohëve. E shoh në formë por shpresoj që të mos jetë në dy takimet kundër nesh”.
Pep Guardiola, trajner i Barcelonës
“Me Realin në finale? Nuk më shkon mendja të mendoj para kohe as për gjysmëfinalet me Çelsin apo Benfikën. Çerekfinalja do të jetë shumë e vështirë në vetvete. Milani do të jetë një skuadër e fortë. Ne do të na duhet mbështetja e të gjithë tifozëve ndaj tyre. Ata kanë lojtarë me eksperiencë, krijojnë lehtësisht raste dhe kanë një mbrojtje të mirë. Për të fituar Ligën e Kampioneve, duhet të mundësh më të mirët dhe Milani është një prej më të mirëve”.
Andoni Zubizarreta, drejtor sportiv i Barcelonës
“Shorti ishte i tillë dhe do të përballemi me atë që na ka rënë përpara. Guardiola kishte thënë se nuk do t’i pëlqente t’i binte Milani por pikërisht këtë kemi përballë. Kjo është edhe prova e madhështisë së këtij turneu. Të paktën jam i lumtur se kemi ndeshjen e kthimit në fushën tonë”.
Guardiola me te drejte i eshte trembur shortit me Milan.Ai erdhi ne Itali dhe luajti tek Brescia me qellim per te njohur organizimin e brendshem te skuadrave dhe futbollit italian.Kjo ishte nje nga keshillat e Kroojf-it te madh perpara se Guardioles ti besohej drejtimi i Barçellona-s. Mos harrojme qe Barça -Milan 2-2 dhe Milan-Barça 2-3 me nje arbitrim shuuume te diskutueshem,ne ndeshjet ne grup.Dhe kjo atehere qe Milan nuk ishte as ne gjysmen e formes qe eshte tani,megjithate topi eshte i rrumbullaket…
forca milan………………………………
Shorti i keq per Milanin. Por Milani e Barcelona luajne futboll te paster. Do fitoje kush do luaje me mire.Murinjo kur tja kruaje Bajerni do filloje te alurrije se me Apoelin do jete shume i dashur se do fitoje.Finalja do jete Barca-Bajern.
Po vitin tjeter si do dalin rezultatet mund te na i thuash pak, se i dike te gjitha.
une jam difoz i milanit por realiteti tregon qe barcelona eshte skuder e kompletuar lojtar xavi iniesta messi po edhe ate qe blen nga arsenali jane 4 pleshta qe te nervozojne piken e dobet qe ata kane eshte mbrojtja shansi qendrofte nga milani