Publikimi nga qeveria spanjolle i raportit se klubet spanjolle të futbollit i detyrohen arkave të shtetit 752 milionë euro, ka irrituar pa masë presidentin e Bajernit të Mynihut, Uli Hënes, i cili e quan anormale sjelljen e skuadrave spanjolle.
“Ky është kulmi, është e paimagjinueshme! Ne paguam qindra miliona euro për ta që t’i nxirrnim nga m… (i referohet ndihmës financiare që Gjermania i dha Spanjës për të kapërcyer krizën ekonomike) ndërsa klubet e tyre nuk paguajnë as borxhet që kanë ndaj shtetit” deklaroi 70 vjeçari.
Sipas tij, kjo situatë ka favorizuar ndjeshëm rritjen e klubeve spanjolle pasi duke mos paguar taksa dhe borxhet, ata kanë mundësinë të ofrojnë rroga më të mëdha dhe të afrojnë lojtarët më cilësorë. “Vetëm Reali i Madridit ka më tepër borxhe se i gjithë kampionati gjerman”, ishte analiza e bërë që dy vite më parë nga ‘Financial Times’.
Që në atë periudhë, ishin drejtuesit e futbollit gjerman ata që nxitën Platini të vinte në zbatim rregullin e “fair-play financiar” për të shmangur abuzime të tilla e që të gjithë të luanin sipas të njëjtave rregulla loje.
Kjo rregullore e re e UEFA-s parashikon që deficiti i klubeve të futbollit nuk duhet të kalojë 45 milionë eurot në dy vitet e ardhshme, ndërsa do të zbresë në 30 milionë euro brenda katërvjeçarit 2013-2017./lajmeshqip
drejte e ke mo burazer se me leket e juaj tallin trapin spanjollet
O ti shoku gazetar, Ulli Hönes eshte 60 vjec e jo 70! Ditelindja 5 Janar 1952!