Bajern Mynih, më i mirë se Barcelona

14 Mars 2012, 13:08Sport TEMA

Fitorja e thellë 7-0 e Bajern Mynih ndaj Bazel është një rekord i ri për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampioneve qëkur është vendosur struktura e re në vitin 1992.

Në këto 20 vite aktivitet, rekordi i mëparshëm për fitore e thellë ishte 7-1 dhe ka qenë “pronë” e tre klubeve: Barcelona (ndaj Bajer Leverkusen një javë më parë), Mançester Junajtid (kundër Romës në vitin 2007) dhe vetë Bajern Mynih (përballë Sporting Lisbonës në vitin 2009).

Këtë fitore spektakolare nuk e priste as vetë trajneri i kësaj skuadre, Jup Heinkes, i cili e ka vlerësuar atë si ndeshjen perfekte.

“Ne kemi luajtur shumë mirë edhe të shtunën dhe këtë javë e vura re se sa dëshironte skuadra që të kalonte turin. Kemi dhënë një paraqitje fantastike që nga minuta e parë deri në të fundit dhe mund të them se kjo ishte ndeshja perfekte”, tha ai.

Nuk mund të mungonin vlerësimet për Mario Gomez, i cili ishte autor i katër golave dhe çoi në 35 numrin e rrjetave të tundura në të gjithë turnetë në këtë sezon.

“Jam i lumtur për të se e meriton. Por kur ai shënon gola, do të thotë se skuadra luan mirë. Sulmuesi ka nevojë për siguri dhe besim, ai i merr këto nga pjesa tjetër e ekipit”, tregoi Heinkes.

1 komente në “Bajern Mynih, më i mirë se Barcelona”

  1. Me rezultatin 7-0 ka fituar edhe juventus me olimpiakosin e greqis,,,,pastaj ngadal me ke lujti me bazelin pfff ndersa barcelona fitoj me ate skuader qe e griu bajernin 2-o apo harruat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje