Morati premton: Interi i vërtetë në sezonin tjetër

14 Mars 2012, 11:01Sport TEMA

Eliminimi përballë Olimpikut të Marsejës ka bindur përfundimisht Masimo Moratin se Interi ka nevojë për një rifreskim të plotë, për t’u kthyer protagonist në Itali dhe Evropë. Presidenti i zikaltërve ka komentuar humbjen duke bërë të ditur se për këtë situatë nuk duhej fajësuar kurrsesi trajneri Klaudio Ranieri, i cili kishte bërë maksimumin deri tani.

“Jam shumë i zhgënjyer për kthesën që mori ndeshja. Të vësh në diskutim Ranierin nuk është e drejtë, ashtu siç shkoi ndeshja dhe nuk është i drejtë një proces kundër tij në përgjithësi. Jam i ndërgjegjshëm për faktin se është e nevojshme të ndryshojë diçka, ndoshta më shumë se diçka, duke filluar nga sezoni i ardhshëm, që të kthehemi e të shohim Interin e vërtetë”, ishin fjalët presidenti të Interit pas përfundimit të takimit.

Po çfarë i mbetet Interit në këtë sezon të vështirë? Kapiteni Zaneti i ka bërë thirrje skuadrës të tentojë misionin e pamundur, vendin e tretë në renditjen e Serisë A që garanton pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm, ndonëse ky vend është 8 pikë larg dhe duhet mundur rivaliteti i skuadrave si Lacio, Udineze, Napoli e Roma.

“Ka qenë një sezon pak i komplikuar, i vështirë që në fillim, por duhet të mundohemi ta mbyllim në mënyrën më të mirë të mundshme. Tani të mendojmë për kampionatin dhe si të ngjitemi në zonat e larta të klasifikimit. Kemi obligimin të kërkojmë të ngjitim shkallë në renditje për të zënë vendin e tretë, do të jetë e vështirë pasi kemi shumë skuadra para nesh, por duhet ta provojmë”, ishin fjalët e argjentinasit.

2 komente në “Morati premton: Interi i vërtetë në sezonin tjetër”

  1. tirona ime says:

    ik ere pirdhu ti,shemtire e ndyre

    1. Agim Lika says:

      Morati grin sallate,Interi ka kohe qe po luan dobet,pa fantazi,me nje mese fushe mediokre,me nje mbrojtje te coroditur dhe te pa organizuar …..kjo e djeshmja i vuri vulen…..cfar rasti tjeter do Shnajder….apo mbyll syte e gjuaj……apo Lucoja qe nuk kercen dot……duhen ndryshime rrnjesore qe Interi te arije nivelet me Mourinjon…per Moratin e Rainierin…bire Selman i nenes…kete te qaje me pare…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje