Humbja e fundit kundër skuadrës Svvansea që e detyroi Manchester City të zbresë në vendin e dytë të Premier League e ka bërë atmosferën shpërthyese në skuadrën e drejtuar nga Roberto Mancini. Konfirmimi vjen nga mediat angleze, të cilat raportojnë një përplasje mes Mario Balotellit dhe Yaya Touré.
Dy lojtarët kanë debatuar ashpër në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes dhe vetëm pak është dashur që futbollistët të përdornin grushtet mes tyre.
Mediat britanike bëjnë të ditur se vetëm ndërhyrja e Mancinit ka qetësuar gjakrat, por kjo gjë ka prishur edhe njëherë atmosferën në skuadrën e cila kërkon të fitojë titullin kampion.
ky baloteli eshte me trap se ramy i vjeter