Ish sulmuesi brazilian Ronaldo beson se ylli i Barcelonës, Lionel Messi është futbollist i mirë por thotë se ai duhet të arrijë sukses në arenën ndërkombëtare në mënyrë që të konsiderohet si legjendë.
Messi mori lëvdata të mëdha pas pesë golave që shënoi në fitoren e thellë 7-1 kundër Bayern Leverkusenit të mërkurën në Ligën e Kampionëve. Por, Ronaldo thekson se 24 vjeçari duhet të udhëheq Argjentinën drejt suksesit në mënyrë që të konsiderohet në nivel me Zinedine Zidane dhe Diego Maradonën.
“Messi është i mirë por mendoj se për t′u bërë legjendë si Zidane ose Maradona, ai duhet të arrijë sukses me ekipin Kombëtar. Ju nuk mund ta krahasoni atë me këta kampionë të mëdhenj” tha Ronaldo për Bundesligapremier.it.
“Derisa Messi të fitojë Kampionatin botëror me Argjentinën, ai do të mbetet vetëm një futbollist i shkëlqyeshëm” përfundoi Ronaldo.
i mungon shume fushave te futbollit o fenomen. vertet mesi eshte me shume se makine golash por gola si te fenomenit nuk ben dot. te mos flasim me per shmangien e kundershtarit. cfare emocione te dhuronin zidane ronaldo etj kurse mesi sdi gje tjeter vecse majtas djathas.
me tha messi qe ti hash pak topet. te pret mbas stervitjes
meqe ti paske kontakte kaq te aferta me mesin bej zamet e shko haja ti per mua
kush nuk vlereson mesin eshte nje cop injoranti,,,,keshtu qe rrespekte xhiku,,,,,
nese une jam cope injoranti ti zotrote je i gjithi injorant. mendimi i te tjereve respektohet je apo nuk je dakort.
duhet te jesh interist ose madrilen se ska mundesi
as interist as madrilen. fenomeni me interin fitoi vetem nje kupe uefa ndersa me realin u kenaq vetem me kampinatin dhe nuk arriti te fitonte CL. i vetmi trofe qe i mungon ndersa mesi ka fituar 3 deri tani. thjesht jam admirues i lojes se tij.