Gonzalo Higuain ka premtuar se do t’i përkushtohet tërësisht Real Madridit në katër muajt e ardhshëm, ndërsa ka vendosur që të mos bëjë asnjë koment rreth merkatos dhe një largimi të mundshëm të tij.
Lojtari argjentinas, i kthyer në javët e fundit mes titullarëve në kampionat pas dëmtimit të Benzema, ishte protagonist në suksesin 3-2 të Realit ndaj Betis, pasi shënoi golin e parë të ndeshjes dhe ishte një rrezik i vazhdueshëm për mbrojtjen kundërshtare.
Pikërisht aftësitë e tij para portës e kanë bërë një prej emrave më të lakmuar në merkaton e futbollistëve. “Tani nuk do të flas më për të ardhmen dhe do t’ia dedikoj katër muajt e ardhshëm Real Madridit. Do të përpiqem që të bëj punën time dhe të ndihmoj skuadrën”, ishte komenti i vetëm mbi merkaton që bëri futbollisti pas ndeshjes.
Deklarata erdhi pasi babai i lojtarit, i cili luan edhe rolin e menaxherit të tij, pranoi se ai do të fillonte bisedimet me klube të tjera në maj, pasi Gonzalo Higuain ishte i pakënaqur në Madrid. Lojtarit nuk i ka pëlqyer fakti që ka përfunduar mes rezervave, ndonëse është më rezultativ se Benzema që i ka rrëmbyer vendin në formacionin titullar.
Te vetmin difekt qe ka Hihuain te Reali eshte Benzema, ka ardhur ne forme e zorr se ka vend per te dy te Reali ne formacionin baze.