Haxhi (Robin) Krasniqi aktualisht është boksieri i renditur më mirë ndër shqiptarë. Ai është i katërti në versionin botëror WBO dhe është kampion Evrope në këtë version.
Krasniqi 24-vjeçar është edhe pretendues për të fituar titullin e botës në kategorinë gjysmë të rëndë. Për gjithë këto suksese të arritura ai ua di për nder vëllezërve ukrainas, Vitaly e Vladimir Klitschko, të cilët ka disa vjet që po e dominojnë boksin profesionist dhe pjesëmarrja në mbrëmjet e tyre vlerësohet reklamë e mirë për çdo boksier.
Junikasi Krasniqi thotë se ato parameçe që i zhvilloi në mbrëmjet ku mbronin titujt e botës në peshën e rëndë vëllezërit Klitschko e ndihmuan shumë, i siguruan famë dhe e sollën aty ku gjendet sot.
Krasniqi kishte boksuar katër herë në parameçe të vëllezërve Klitschko, në periudhën 2007-2008. Në të katër herët kishte triumfuar dyke treguar se është talent i madh./KD
Hec Krasniqi aty –Stervitu fort qe te behesh kampion bote te ngresh lart
emrin e Shqiptarit dhe te Kosoves martire
Urimet me te mira –dhe do zoti vitin tjeter behesh Kampiuon bote