"Për Mesin duhet shpikur një epitet i ri!"

9 Mars 2012, 11:37Sport TEMA

Trajneri i Argjentinës, Alehandro Sabella, beson se nevojitet të shpiket një epitet i ri për të përshkruar në mënyrën e duhur gjenialitetin e Lionel Mesit. Talenti argjentinas vazhdon të shkruajë historinë dhe nën vëzhgimin e trajnerit të përfaqësueses së tij në “Kamp Nou”, shënoi 5 gola përballë Bajer Leverkusen.

Për këtë arsye, Sabella pranon se atij i kanë mbaruar superlativat që përdor për lojtarin dhe ndjen se ai që tani bën pjesë te më të mirët e historisë së futbollit. “Përveçse luan në një skuadër të madhe, Mesi ka aq shumë aftësi sa atij nuk i nevojitet as t’i jepet një mundësi. Në na duhet të shpikim një epitet të ri për të”, tha Sabella për “Fox Sports”.

Trajneri mendon se Mesi nuk mund të krahasohet me askënd dhe kundërshton këdo që mendon se futbollisti duhet të fitojë Kupën e Botës që të hyjë mes legjendave. “Nuk e shoh thelbësore fitoren e Kupës së Botës nga Mesi që ai të cilësohet më i miri. Ajo që bën ai është unike, nuk mund të krahasohet me askënd tjetër. Ekzistonte epoka e Di Stefanos, epoka e Pele, epoka e Maradonës. Por tani është epoka e Mesit, ky është mbretërimi i Mesit. Unë jam i kënaqur që tashmë do të jem në gjendje të them se e kam stërvitur atë”, ishin fjalët e trajnerit të Argjentinës që përsëriti ato të thëna një ditë më parë nga trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola.

Sabella ka bërë të qartë se tashmë objektivi i tij në kombëtare do të jetë t’i krijojë kushtet maksimale “Pleshtit” që të shprehë në maksimum talentin e tij për të ndihmuar përfaqësuesen drejt trofeve.

“Duhet të sigurohemi që marrim maksimumin nga ai. Barcelona është një skuadër madhe dhe nëse do të ishin kombëtare do të ishin më e mira në botë dhe me shanse maksimale për të fituar Botërorin. Ndërsa ne, në kombëtaren tonë, duhet të sigurohemi që Mesi të furnizohet mirë me pasime, duke i krijuar mundësinë atij që të shprehë talentin. Është një detyrë e vështirë, por unë kështu e shoh punën tonë në vazhdim”, përfundoi Sabella. /lajmeshqip

10 komente në ““Për Mesin duhet shpikur një epitet i ri!””

  1. kur te fitoj kupen e botes, do arrij te jet Messi me i perkryer se Maradona .

    1. Shqiptari says:

      Po cfare ka me shume ne boteror sesa ne Champions, Jevgjer nga Afrika qe slidhin dy pasa dhe turiverdhe nga Azia qe vine per turizem ne boteror.

      1. e sakt ca ke shkruar, po kupa e botes eshte me prestigjozja dhe magjikja e futbollit ! aty behet historia e futbollit ! mesi i bie qe pa kupen e botes te jete mbret pa kurore ! un vet jam qe femije tifoz i argjentines, dhe futbollin e dua pikerisht se ka qene dikush si maradona qe me ka mrekulluar. respekte

        1. alken says:

          messi eshte i perkryer,vecse ka disa ndryshime nga maradona,pshm. mardadona shenonte gol nga goditja e denimit,dhe e udhehiqte skuadren,kurse messi deri tani nuk i ka treguar keto karakteristika,ndoshta ka kohe per te dhene me shume

    2. Shtegtari says:

      I nderuar “nga deti kuq e zi”
      Mesi eshte tashme me i perkryer se Maradona (qe gjithashtu ishte dhe mbetet fantastik). Mesi eshte thjesht universal ( i afte te luaje ne çdo pozicion) ndersa per nga edukata e modestia i thote Maradones : “me shif numrin”
      Me resepekt per ty.

  2. qemalhidri says:

    Nqs Marilyn Monroe ka dy M M Mesi ka Tre M Marviloys Magic Messi

  3. agbi says:

    Preteksi me bajat eshte fjalia – s’ka marre asnje kup bote etj etj . Kupen e botes e kane marre gjate historis me qindra futbollist e te ndryshem …. shumicen nuk i njeh as ” plaka e tyre ” kur themi . Emri ne histori nje lojtari i ngelet per ato qe shohim ne fushen e gjelbert dhe se c’far i punon atij topit te shkret . E prandaj Mesi eshte …… nga planet tjeter .

  4. Kalorsi i zi says:

    Mesi eshte si ai femija qe loz ne rruge, asnje lloje presioni mbi te, vetem pasion. Per mua eshte EXTRATEREST. Ose le Mesi, Mesija i futbollit.

  5. tomori i beratit says:

    Me ka treguar nje miku im se ka njohur e biseduar me nje person qe i kish thene se po te dua une te luaj futboll – e le ne balt mesin -.Ai nuk loz sot por edhe nuk ka luajtur asnjehere futboll per shkak te terenit te thyer malor si tip shpellash ne vendin ku ai u rit,bile ai nuk e di qe futbolli luhet me top.Pra sipas tij po i behen shume elozhe Mesit por:Neser kur ai te lej politiken(gomarlleqet)dhe do te vesh fanellem blu-zi te kombetares(nuk i pelqen KUQ E ZI per inat te kreshnikut)ai eshte e pa diskutueshme qe do ti lere ne hije jo Mesin por edhe Maradonen,Pelen dhe Armando Duken qe e ka bere mik keto kohet e fundit.Emrin nuk po ja u them qe “te mundoheni” ta gjeni qe cili do te jete valle ky fenomen.

  6. Un per vete them se Lionel Mesi eshte lojtari me i mir ne bote edhe per momentin por edhe ne historin e futbollit tjeter futboll luhej ateher tjeter tani,tani mbrojtesit te marrin frymen gjithkush mund te futet ne youtube dhe te shohi nderhyrjet qe beheshin ne ate kohe dhe nderhyrjet e kohes se sotme dhe konkluzioni del vet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje