Babai i Higuain: Në verë do flasim me Juventusin, nuk përjashtohet transferimi

7 Mars 2012, 14:14Sport TEMA

Juventusi është në kërkim të një sulmuesi të madh për sezonin e ardhshëm, duke parë edhe vështirësitë që ka hasur sulmi bardhezi gjatë këtij sezoni. Deri më tani, emrat më të përfolur janë Luis Suarez, Robin Van Persi dhe Gonzalo Higuain.

Pikërisht me këtë të fundit kanë nisur kontaktet, gjë që është konfirmuar nga ana e menaxherit të tij,  që është njëkohësisht edhe babai i argjentinasit. Duke folur për Tuttosport, ai kë thënë se ka nisur bisedimet më drejtuesit e Juventusit, të cilët e kanë kërkuar Higuain që sezonin e kaluar.

“Sezoni është ende në mes dhe Gonzalo ka si synim që të fitojë la Ligën dhe Ligën e Kampioneve. Por, interesimi i Marotës (drejtori sportiv i Juventusit) ka nisur që vitin e kaluar. Gonzalo preferoi që të qendrojë në Madrid. Tani ndërkohë, një transferim i mundshëm tek Juventusi nuk mund të injorohet. Them se është shpejtë, por në verë do të analizojmë mirë situatën dhe do të flasim me Juventusin”, ka thënë babai-agjent i Higuain.

Sakaq, Juventusi ka bërë edhe një tjetër goditje, duke qenë se ka mundur që të marrë me parametra zero nga Mançester Junaited 18-vjeçarin Pogba, që konsiderohet si Viera i ri.

1 komente në “Babai i Higuain: Në verë do flasim me Juventusin, nuk përjashtohet transferimi”

  1. 1 says:

    ne sezonin e ardhshem me ose pa Higuain,Juvetntus do te behet e madhe…nuk ndalohet dot historia!

    FORCA JUVENTUS !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje