Karlos Tevez rikthehet me gol

7 Mars 2012, 11:46Sport TEMA

Misioni për kthimin në formën më të mirë të Karlos Tevez po përmbushet me sukses. Sulmuesi argjentinas ka gjetur rrugën e rrjetës që në ndeshjen e tij të dytë me skuadrën e rezervave, duke entuziazmuar tifozët e shumtë të Mançester Sitit që kanë ndjekur këtë takim pikërisht për të parë “rebelin e zbutur”.

Ndonëse Roberto Mançini ka vendosur që të mos e ndjekë ndeshjen, ai dërgoi aty zëvendësin e tij, Brajan Kid, bashkë me administratorin sportiv të klubit, Brajan Marud, të cilët kanë mbajtur shënime për paraqitjen e futbollistit.

Gjëja më e rëndësishme ishte se mbi 1000 tifozë të pranishëm për të ndjekur takimin e ekipit të rezervave, duartrokitën sulmuesin argjentinas, jo vetëm kur ai shënoi në minutën e 51-të, por edhe kur u zëvendësua 15 minuta më vonë, për t’i lënë vendin pikërisht djalit të Mançinit, Filipo. /lajmeshqip

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje