Mançini: Balotelin e shpëton martesa!

5 Mars 2012, 18:15Sport TEMA

Roberto Mançini ka gjobitur Mario Balotelin me 250 mijë sterlina të dielën pasi nuk ka respektuar oraret e darkës, ndërsa i ka thënë se martesa mund të jetë zgjidhja e problemeve të jetës ë tij.

“Ndoshta martesa mund ta ndihmojë në këtë aspekt të jetës. Ajo mund të jetë përgjigja e duhur pasi jam i bindur se ai kupton që ka vepruar gabim. Mario është kështu, po nuk mund të bëjmë asgjë më shumë nëse ai nuk kupton se nuk duhet të vazhdojë me sjellje të tilla”.

“Duket sikur atij mund t’i ndodhë gjithçka në çdo moment, ai është armiku i vetvetes. Tani është i ri dhe mund ta përballojë të qëndrojë jashtë deri në orën 2 të mëngjesit. Por gjërat do të jenë ndryshe kur të bëhet 25 apo 26 vjeç. Ai nuk do të mund të luajë në nivele të larta nëse nuk ka një jetë private të mirë”, ishte këshilla e Mançinit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje