Roberto Mançini ka bërë të ditur se do të ndëshkojë Mario Balotelin me dënimin maksimal sipas rregullores së klubit pasi të flasë me sulmuesin rreth fotove të publikuara në media ku ai shihet në orët e para të mëngjesit para një lokali striptize.
Sipas mediave angleze, dënimi maksimal i parashikuar në këto raste nga drejtuesit e klubit të Mançester Sitit është gjobë me heqjen e rrogës për dy javë, që për Balotelin do të thotë 250 mijë paund më pak për këtë muaj.
“Nëse historia është e vërtetë, atëherë ne do ta gjobitim në maksimum. Jam shumë i zhgënjyer dhe do të flas më të pasi kjo nuk është mënyra e duhur për t’u sjellë, për veten, për mua dhe për skuadrën”, ishin fjalët e trajnerit Roberto Mançini.
“Nuk është profesionale të jesh jashtë në orën 2 të mëngjesit kaq pranë ndeshjes. Por më parë duhet të zbuloj nga ai nëse ishte e vërtetë. Unë mësova për ngjarjen vetëm kur erdha në stadium, nëse do të dija më parë mund të përfundonte në tribunë. Mario është një lojtar i madh por duhet të mësojë si të sillet”.
“Goli ndaj Bolton? Nëse shkonte të flinte më herët mund të kishte shënuar 3 apo 4”, deklaroi më humor Mançini.