Mesi: Aguero do të jetë i lumtur te Reali

4 Mars 2012, 15:52Sport TEMA

Lionel Mesi ka qenë protagonist në programin “Marca en Zona” të “Radio 9” në Argjentinë, i cili drejtohet nga një prej legjendave të futbollit të këtij vendi, Serxho Goigoeçea.

Ylli argjentinas, mbi të gjitha ka folur për eliminatoret e kampionatit botëror dhe kombëtaren e tij. “Ëndërroj të festoj titullin kampion, është ajo që ëndërrojmë të gjithë. Kemi shumë kohë para për të punuar dhe për t’u përmirësuar”.

“Ndeshjet eliminatore janë shumë të luftuara dhe është e vështirë të mbash topin. Pastaj janë lartësitë, i nxehti. Janë ndeshje të vështira ku nuk gjenden hapësira. Për ne është më e lehtë nëse luajmë kundër skuadrave evropiane”.

Ai ka pranuar se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Serxho Agueron, të cilin së shpejti mund ta ketë rival në kampionatin spanjoll. “Unë kam miqësi të madhe edhe jashtë fushe por asnjëherë nuk do të ndikoj që ai të luajë para një sulmuesi tjetër në kombëtare. Nëse do të shkojë te Real Madrid, jam i sigurt se do të gëzohet shumë. Nëse është më e mira për të, do të gëzohem shumë edhe unë, për shkak të miqësisë që kemi”, u shpreh Mesi.

Në fund, një lëvdatë e rrallë ndaj rivalit të tij të madh, Kristiano Ronaldo. “Sot për sot, ai futbollist bën diferencën”, tha sulmuesi argjentinas./lajmeshqip

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje