ESPN: Berisha, shkëlqimi i kampionatit australian

2 Mars 2012, 12:37Sport TEMA

Ndonëse kampionati australian i futbollit nuk ka përfunduar ende, rrjeti sportiv ESPN ka gjetur që tani yllin që shkëlqen më shumë se të gjithë: Besart Berishën. Sulmuesi shqiptar po shënon me një lehtësi dhe rregullsi të habitshme, duke udhëhequr skuadrën e tij drejt sukseseve dhe luftës për titullin kampion.

“Besart Berisha ka provuar veten si golashënuesi më i qëndrueshëm i turneut dhe dy golat e tij ndaj Perth e çojnë totalin e sezonit në 17 të tillë, 6 gola larg ndjekësve të tij më të afërt, Xheremi Broki dhe Shein Smeltz”.

“Shqiptari ka qenë vdekjeprurës për kampionët në fuqi në këtë sezon dhe rregullsia me të cilën shënon e ka mbajtur Brisbein në garë për trofe të tjerë. Berisha është shumë pranë rekordit të golave gjatë sezonit të rregullt të mbajtur nga Smeltz në vitin 2009-2010 dhe me këtë ritëm, mund të vendosë një rekord që do të jetë i pamundur për t’u kaluar për shumë vite”, është komenti për sulmuesin shqiptar./lajmeshqip

1 komente në “ESPN: Berisha, shkëlqimi i kampionatit australian”

  1. gallata says:

    Berisha per Berisha ,te vije ky nga Australia dhe te dergojme kete tjetrin ne Australi(e matane Australise).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje