Sot në Tbilisi zhvillohet përballja e parë e Shqipërisë nën drejtimin e trajnerit Gianni de Biasi. Ndeshja me Gjeorgjinë do të zhvillohet në orën 15.00, në stadiumin “Mikheli Meshi”.
trajneri italian preferon një skuadër të ekuilibruar, me mbrojtje solide, por e aftë të dalë përpara me shumë lojtarë. Ajo që De Biasi kërkon të imponojë është një 4-1-4-1, që e aplikuar në skuadra pa kualitete të vecanta ka dhënë rezultat.
Në seancat stërvitore, përpara takimit në Tbilisi, italiani ka zgjedhur këtë sistem loje, me Canin sulmues i vetëm. Dilemat e teknikut janë në mesfushë, ku për një fanellë titullari luajnë Zeqiri, Lika dhe Bakaj.
Në Mikheil Meshi do të jetë mundësia më e mirë për kuqezinjtë e rinovuar, të tregojnë se nuk janë inferior ndaj veteranëve të sakrifikuar, të paktën për këtë ndeshje.