Trukimet, prokurori Di Martino: Vetëm amnistia mund ta shpëtojë futbollin italian nga kolapsi

28 Shkurt 2012, 13:04Sport TEMA

Prokurori i Kremonës, ku ka filluar faza e dytë më e gjerë e hetimeve për trukimet e ndeshjeve në Itali, Roberto Di Martino, ka bërë të qartë se vetëm amnistia mund të shpëtojë futbollin italian nga kolapsi.

Sipas tij, numri i të përfshirëve është aq i madh, sa nuk ka asnjë rrugëzgjidhje tjetër përveç amnistisë sportive totale, në mënyrë që të fillohet gjithçka nga zero.

“Sinjalet që marrim janë të një panorame shumë të gjerë. Në Evropë dhe jo vetëm në Evropë. Për më tepër, në vendet “ekzotike”, situata është edhe më e keqe. Të paktën këtu në Itali njerëzit e ndjekin kampionatin dhe ndërgjegjësohen duke kritikuar. Në vende të tjera veprohet edhe më keq duke mos rrezikuar kurrë që të kapësh”.

“Fenomeni është aq i shtrirë dhe përfshin një numër aq të rëndësishëm lojtarësh sa hipotetizohet nevoja e një amnistie, që i rezervohet sigurisht drejtësisë sportive, në mënyrë që të rifillohet nga zero. Kjo nënkupton një vendim që lejon një sqarim pa provokuar dëme për askënd”, u shpreh Di Martino para mediave italiane.

Ndërkohë, gjatë ditëve të fundit ka dalë në skenë një tjetër emër i njohur, mbrojtësi i Juventusit dhe Italisë, Bonuçi, i cili mendohet të jetë përfshirë në trukimet e ndeshjeve kur ishte futbollist i Barit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje