Galiani-Konte, përplasje për “golin fantazmë”

26 Shkurt 2012, 15:22Sport TEMA

Tensioni i madh në ndeshjen Milan-Juventus ka përfshirë jo vetëm tifozët në tribuna dhe lojtarët në fushë por edhe drejtuesit e të dy skuadrave. Polemikat janë shtuar pas “golit fantazmë” të Muntarit që nuk është parë nga vijërojtësi Romanjoli në pjesën e parë të ndeshjes.

Administratori i përgjithshëm i Milanit, Adriano Galiani, ka qenë aq i irrituar pas këtij rasti, sa në pushimin e ndeshjes ka hyrë në dhomat e zhveshjeve të gjyqtarëve duke u ankuar te kryesori Taliavento. “Një metër, ishte një metër brenda!”, mësohet të ketë ulëritur Galiani në lidhje me golin e Muntarit.

Por kjo ankesë e tij ka sjellë reagimin e drejtuesve të Juventusit ku fillimisht homologu i tij Marota, e më pas vetë presidenti Andrea Anjeli, u kanë kërkuar zyrtarëve të Federatës Italiane të mbajnë shënim incidentin pas ky mund të cilësohet presion direkt ndaj gjyqtarëve.

Adriano Galiani nuk është ndalur këtu, pasi ka filluar të debatojë edhe me përgjegjësin për shtyp të bardhezinjve, Klaudio Albanese. “Po tani a do të merrni përsëri gazetat për t’u ankuar?”, ishin fjalët e tij, ndërsa më pas i është kthyer trajnerit të Juventusit, Antonio Konte: “Vazhdoni të ankohuni se funksionon!”.

Por trajneri i Juventusit nuk i ka lënë gjë mangët duke u kundërpërgjigjur flakë për flakë. “Shih kush flet, këtu është mafia!”, ishin fjalët e teknikut të bardhezinjve.

Për të evituar ndonjë skenë më të turpshme, Adriano Galiani është detyruar të braktisë stadiumin gjatë zhvillimit të pjesë së dytë të ndeshjes, por polemikat kanë vazhduar me trajnerin e kuqezinjve, Masimiliano Alegri, që ka parë t’i iki nga duart fitorja që mund t’i sillte titullin kampion.

“Rezultati i ndeshjes është ndryshuar nga ai episod. Në disa raste nuk duhet folur për gjyqtarët sepse pastaj përfundon duke u ndihmuar prej tyre”, ishte thumbimi i tij ndaj drejtuesve të Juventus.

2 komente në “Galiani-Konte, përplasje për “golin fantazmë””

  1. flamurtari says:

    galiani mos u hiq si i forte se berluskoni tani ska me fuqi te ngre breket e veta jo me te mbroje ty.boll me keni 5 vjet qe beni qejf por tani eshte rikthyer vekia sinjora.forca moxhi

  2. spanja u be kampione bote ….fantazme….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje