Milan-Juve, barazim dhe shumë polemika

26 Shkurt 2012, 00:30Sport TEMA
Milan-Juve, barazim dhe shumë polemika

Goli i rregullt i anulluar per Juventusin

Milan dhe Juventus janë ndarë në barazim 1-1 në ndeshjen e javës së 25-të të Serisë A por nuk mund të thuhet kurrsesi se janë ndarë paqësisht mes tyre. Ndeshja ka qenë mjaft e tensionuar për shkak të debateve rreth arbitrave dhe pezullimit të Ibrahimoviç, polemika që do të vazhdojnë duke parë atë që ndodhi në fushën e lojës.

Pritet reagimi i Juventus, por bardhezinjtë duken të trembur para shpejtësisë së manovrës kuqezi. Këta të fundit, gjejnë edhe golin e dytë në minutën e 24-t me një gjuajtje me kokë të Muntari, por vijërojtësi Romanjoli, në mënyrë të pabesueshme, nuk sheh që Bufon e pret topin brenda portës së tij dhe bën shenjë që loja të vazhdojë mes protestave të kuqezinjve.

Ky episod bën që ndeshja të tensionohet më shumë dhe lojtarët e të dy skuadrave nuk kursejnë gjestet antisportive ndaj njëri-tjetrit, ndërsa rastet e mirëfillta para portave mungojnë.

Në pjesën e dytë, Juventus mundohet të marrë kontrollin e lojës po nuk ia arrin, pasi Milani është mjaft i sigurt në mbrojtje dhe vë gjithmonë në vështirësi prapavijën bardhezi me kundërzbritjet e shpejta të Emanuelson, Robinjo dhe El Sharaui.

Por kur duket se kuqezinjtë i kanë mbyllur çdo shteg Juventusit, në minutën e 82-të vjen goli i barazimit me autor Matrin, i cili shënon në portën e Abiatit duke mundur në shpejtësi Tiago Silvan, nderkohe qe me pare, i ishte anulluar nje gol i rregullt.

Gjithçka përfundon 1-1, mes polemikave të ashpra që sjellin edhe një debat në fushën e lojës mes thuajse të gjithë futbollistëve të të dy skuadrave, ku përzihen edhe drejtuesit respektivë.

Milan mbetet kryesues i kampionatit me 51 pikë, ndjekur me një pikë më pak nga Juventusi, por bardhezinjtë kanë ende një ndeshje të prapambetur për të zhvilluar.

10 komente në “Milan-Juve, barazim dhe shumë polemika”

  1. bani says:

    Ne gjithe kampionatin nje here ju behet padrejtesi milanisteve, dhe menjehere bertasin duke permendur mafien, edhe pse kane marre nja 7-8 penallti idiote deri me tani, ndersa Juves i jane mohuar 6 penallti te pastra. Per me teper ne ndeshje ju anullua nje gol i rregullt Milanit dhe nje gol i rregullt Juves, keshtu qe jane barazim. Per te mos permendur qe Mekses duhej nxjerre me te kuq ne fillim te pjeses se dyte, pasi goditi me grusht Borielon.

    1. gallata says:

      Mafian e ka permendur C O N T E OOOO bani reee !!! Dhe conte ooooo bani reeeee eshte trainer i kujt e reeeee !!!!

  2. Nedi says:

    Keta te Milanit jane bere me keq se Interi disa vite me pare, nuk e perballojne dot Juven kete vit, se i ka rrahur bindshem dy ndeshjet e kaluara dhe tani ankohen per arbitrin dhe permendin mafien. Kane gjithe kampionatin qe favorizohen nga arbitrat dhe nje here qe behet nje gabim ndaj tyre, qarraviten. Nje ekip i tille duhet te sillet me dinjitet, jo si langaraqe.

    1. nardi says:

      Langaraq jane ata qe krijuan Calciopolin dhe tifozet qe i mbeshtesin.Goli ishte 1 meter brenda,anesori ishte ne vije dhe e pa shume mire,arbitri dha gol,gjithe Stadiumi e pa golin.
      U kthye Juvja,ekipi me hajdut e legen ne historine e Futbollit.
      Mundohen ta lajne m… me shu…!!!!!
      Se po te kishte vajtur 2-0,nuk kishte shans Juvja te barazonte.Dhe ndeshja merrte rrjedhe tjeter.
      Per te mos thene qe anesori eshte i njejti qe i anulloi Milanit(Seedorf) golin kundra Fiorentines,para 3 muajsh,fitore qe mund ta çonte Milanin ne krye te renditjes.
      Kam vite qe shoh Milanin dhe futbollin italian,die mu duk se ishim akoma ne kohen e babait shpirteror te juventineve,Moxhit!!

      1. flamurtari says:

        na jane bere keta tifozat e milanit si ata te skenderbeut se kane pushtetin ne dore po tani qe iku berluskoni ku do q.hen,me nje fjale ku do ankohen

    2. toni says:

      Pse shkruan me tifozllik ooo nadi duhet tè pranoni qè Milan meritonte
      fitoren ,njè shprehje e urtè popullore thotè si jee dhe jo si ke qenè.

  3. Edi Detroit says:

    Fu,,,.Juve, gjithe jeten me te vjedhur, jam sh. i merzitur, ne Itali o ska arbitra o jane mafioz, goli 2 metra, nuk u pa,,Fu,, that sh,,,,t, eshte njesoj si Shqiperia.

  4. karabobe says:

    hej, ju te gjithe! merruni me laçin , peqinin dhe çfare keni ke pragu deres! lerini te tjeret, se jane bote tjeter

  5. TONI_JON says:

    Kush e ka ndjekur rregullisht kampionatin italian_ nga kryesueset , skuadra me pak e favorizuar nga arbitrat ka qene Juventusi.
    Po te ishin dhene ato penallti Juvja sot do ishte e pakta + 9 pike nga Milani………..

  6. Landi- Sverige says:

    Pse grindeni kot se cilit ekip i jan bere favorizime me shume? Une jam tifoz italian jo vetem ne futboll, por ne cdo gje italiane. Kjo vjen ngaqe jam rritur me televizionin italian ne menyre te tille sa ndihesha (para viteve 1990) me shume si qytetar i atij vendi, por fatkeqesisht futbolli italian eshte kthyher ne nje biznes te shemtuar mafioz ku pothuajse ne cdo ekip ka hedhur kthetrat mafia e basteve. Nuk mohoj gabimet njerezore te arbitrave, por keto “gabime” tashme jan normale ne Campionato dhe Milan-Juventus ishte nje nga ndeshjet me gabimet me skandaloze te arbitrimit te viteve te fundit. Mendoj se vetem futja e teknologjise ne ndihme te arbitrimit, pra maviola, eshte e vetmja shprese per te shpetuar futbollin jo vetem ne Itali, por kudo ne bote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje