Arjen Roben ka pranuar se frustrimi i tij është në rritje te Bajern Mynih, pasi e ka gjetur veten në stol dhe në ndeshjet në Bundesligë. Forma ka qenë në rënie dhe 28-vjeçari është lënë në stol nga trajneri Jup Heinkes, por Roben ndjen se trajneri i tij ishte i interesuar që ai të shërohet plotësisht.
“Kur u ndjeva mirë përsëri, unë isha në stol”, tha holandezi për stacionin televiziv “Sport1”.
Holandezi ka qenë gjerësisht i kritikuar për shfaqjet e tij, ndërsa i është dashur kohë për të goditur përsëri gazetat gjermane që e sulmojnë atë kot.
“Ka disa gazeta që përpiqen për një luftë të vogël kundër meje çdo dy muaj. Këtë e them personalisht. Unë nuk dua të zihem me askënd por kjo është trishtuese”.
Bajern Mynih ka të dielën një ndeshje vendimtare në Bundesligë në shtëpi kundër Shalkes.
Ja moren doren, e mbrojne nga dy dhe i zene rrezen e portes. Asnje here nuk del me i lire per te gjuajtur ne porte. Po nje variant gjuajtje.Ai ishte suksesi i tij. Tani edhe shpejtesia/sprinti sikur i ka rene ndjeshem.
Kete vit iken nga bajern, e zevendeson Shaqiri. ne nje skuader me te dobet mund te beje me shume hajer.