Inter, përse po i bën kaq shumë tifozët të vuajnë?! Rosi: Po tallin b….juventinët dhe milanistët (VIDEO)

23 Shkurt 2012, 12:48Sport TEMA

Interi këtë sezon mund të thuhet me plot gojën se është në një krizë të thellë. Pas dështimeve të njëpasnjëshme në kampionat, Interi ka dështuar edhe në Ligën e Kampioneve, duke humbur 1-0 me Marsejën.

Pas disa viteve gëzim, ata që po vuajnë më shumë janë pikërisht tifozët zikaltër. Një prej tyre është edhe i famshmi Valentino Rosi, i cili gjithë mllefin e humbjes e ka shprehur në Twitter.

“Ah, sa bukur, pas një ndeshje të tillë po shkoj në bar që të tallin bythën milanistët dhe juventinët”, ka shkruar Rosi, duke vijuar më pas me një tjetër mesazh: “Djema, nesër mos e dërgoni në shkollë atë fëmijë, për hir të Zotit”, duke iu referuar fëmijës 9-vjeçar Filipos, që u bë i famshëm duke kërkuar nga lojtarët e Interit që mos të humbasin, ndryshe e tallin në shkollë.

Një pikëllim i tillë u pa edhe tek komentatori italian Filippo Tramontana, i cili ishe duke transmetuar Live ndeshjen në një television Italian në të cilën kishte të ftuar emra të njohur të sportit, e që në mesin e tyre ishte edhe tifozi i flaktë i Milanit Tiziano Crudelli. Më poshtë video e zhgënjimit të komentatorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje