Trajneri i Al Uasl, Diego Maradona, tha se i pëlqen jeta si trajner në Dubai.
Legjenda argjentinase, i cili mori postin e tij në klubin nga Emiratet e Bashkuara Arabe në fund të muajit maj, pranoi se ai nuk mund të gjente paqen e tillë kur luante për Napolin në Itali.
“Dubai më ka dhënë qetësi dhe stabilitet, Unë jam afër nipit tim, vajza ime mund të vij për të më vizituar sa herë që ajo dëshiron dhe unë mund të vizitoj babin tim në pushimet e mia,” tha ai për “Sport360”.
“Nëse shikoj prapa në jetën time, unë kam gjetur parajsën. Në Itali, ishte e pamundur për mua që jetoja në Napoli. Unë nuk mund të gjeja paqen aty”.
Ka pasur spekulime se Maradona mund të largohet nga Al Uasl para përfundimit të kontratës dy-vjeçare, por ai hodhi poshtë thashethemet.
“Unë e shoh veten duke rinovuar, sepse mendoj se pavarësisht nga çdo gjë, puna ime është vlerësuar. Ky është një vend i mirë për mua. Ky është një vend i mirë për të qëndruar”, tha ai.
“Unë nuk kam ardhur këtu vetëm për të përfunduar muajt e kontratës dhe të marr një rrogë. Kjo nuk është ajo që kërkoj. Nuk është në personalitetin tim paga. Unë jetoj me futbollin dhe nga momenti që përfundon kontrata unë mendoj që do të vazhdoj”.
Maradona deklaroi se ishte e pamundur të mos jetë i lumtur në Dubai dhe gjithashtu konfirmoi se dëshira e tij është të qëndrojë me klubin.
hallal vetem fidel kastro te mungon aty po po te nis nga nje pako me puro dhe bej qef
Kingo, ate Xhozin tone, mos ta ka zene syri gje andej? Se nga humbi shkretetirave nja dy jave ajo. Mos i ke mesuar gje futbollin, me qafsh? Dreqi vete je!
hallal plako