Besart Berisha është legjionari shqiptar që ka shënuar më shumë gola në kampionatet e huaja: 15 gola në 21 ndeshje me Brisbane Roar në Austral.
Gjithsesi, Besart Berisha, nuk mendon se është momenti i duhur për t’iu përgjigjur ftesës së mundshme për rikthimin në Kombëtare.
Arsyeja ka të bëjë me largësinë e madhe mes Shqipërisë dhe Australisë. 26-vjeçari në një intervistë për të përditshmen kosovare “Sport” thotë se, udhëtimi 27 orësh nuk është në favor të tij, as të kombëtares kuqezi. Edhe nëse do të ketë një ftesë nga Shqipëria, ai mendon se duhet ta refuzojë.
Për Berishën është e pamundur që të japë maksimumin për fanellën e kombëtares duke udhëtuar gati 55 orë udhëtim vajtje-ardhje, afërsisht dy ditë e gjysmë.
Sulmuesi me origjinë nga Kosova rinovoi para pak ditesh edhe për dy vite të tjera me Brisbane Roar.