“A mund të fitoni? Ndryshe në shkollë do të tallen me mua!"- 9-vjeçar fiton një vizitë te Inter

19 Shkurt 2012, 18:03Sport TEMA

Parulla e shfaqur nga 9-vjeçari Filipo para ndeshjes Inter-Bolonja ka bërë xhiron e botës dhe ka marrë me tepër famë pas humbjes 3-0 të zikaltërve para publikut të tyre.

“A mund të fitoni? Ndryshe në shkollë do të tallen me mua! Faleminderit Filipo”. Kjo parullë tashmë është bërë e famshme duke përfunduar në faqet e para të gazetave italiane. Si rrjedhojë, “Telelombardia” ka arritur të intervistojë tifozin e vogël zikaltër, i cili i ka idetë shumë të qarta në lidhje me skuadrën e tij.

“Unë nuk ndryshoj skuadër, mbetem tifoz i Interit. Kur fituam “triplete” isha unë që tallesha me shokët e mi, ndaj tani mund të ec me kokën lart. Shpresoj që kjo parullë ndaj Bolonjas të jetë e fundit e këtij lloji”, ishin fjalët e 9-vjeçarit.

Besnikëria e tij ndaj ngjyrave zikaltër ka sjellë edhe reagimin e Interit, që ka ftuar Filipon me gjithë familjen e tij të marrë pjesë në një ditë stërvitje në klubin zikaltër të hënën.

Ndoshta një fanellë me autograf e Zanetit apo Militos mund të bëjë më të lehta talljet e shokëve në shkollë për tifozin 9-vjeçar…

3 komente në ““A mund të fitoni? Ndryshe në shkollë do të tallen me mua!”- 9-vjeçar fiton një vizitë te Inter”

  1. trust_no1 says:

    Bravooo. Piccolo grande interista..

  2. Sinani says:

    Sa histori e bukur!

  3. Block A says:

    Por ky tani duhet te hedhe hapin me te rendesishem ne jete, te nderroje skuader, ose te nderroje shkolle, sa nuk eshte vone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje