Kaka: Më shihnin si “UFO” kur deklarova se qendrova i virgjër deri sa u martova

17 Shkurt 2012, 12:19Sport TEMA

Braziliani Kaka është një prej futbollistëve më të famshëm në botë, jo vetëm prej faktit se është një prej lojtarëve më të mëdhenj, por edhe për besimin e tij. Deklarata e tij vite më parë, se kishte qendruar i virgjër deri sa u martua, për shkak të besimit të tij,  shkaktoi shumë zhurmë, pse jo dhe paragjykime. Më poshtë është një intervistë e brazilianit, ku Kaka flet për kombëtaren, besimin e tij dhe seksin para martesës:

Kaka rreth përvojës së tij kur luajti me Brazilin për herë të parë

Ishte një përvojë e mrekullueshme e cila filloi në vitin 202, kur i thirra për herë të parë për të luajtur në ndeshjen Brazil – Bolivi në një ndeshje miqësore. Ishte një ndjenjë që shkon përjte fjalëve sepse është një ndjenjë e fortë. Herën e parë që dëgjova himnin kombëtar, ndërsa këndoja me të gjithë skuadrën kombëtare dhe gjithë stadiumin, solli emocione shumë të forta dhe ishte një bekim i madh nga Zoti.

Kaka rreth besimit të tij

Jezusi ka shumë rëndësi për jetën time. Lajmi i mirë i Jezus Krishtit është që Jezusi vdiq në kryqin e kalvarit për mëkatet tona. Të gjithë mëkatojmë dhe Jezusi vdiq për të na çliruar nga mëkati. Kjo është siguria që kam unë, dhe të gjitha mund ta kemi, të gjithë ditët e jetës sonë. Kemi një At që na do dhe ka një plan për ne. Jezusi erdhi në tokë si njeri, ose Perëndia në formë njeriu, që të na tregojë se në të njëjtën mënyrë që ia doli mbanë Ai, po ashtu edhe ne mund t’ia dalim mbanë, në fuqinë që kemi për shkak të Shpirtit të Shenjtë të Perëndisë, të mund të kemi fitore mbi të keqen. Kjo është e vërteta e Ungjilit, lajmi i mirë që Jezus Krishti është shpëtimtari i vetëm.

Kaka rreth seksit përpara martesës

Eshtë e vërtetë: gruaja ime dhe unë ishim të virgjër kur u martuam, në përputhje me vlerat tona shpirtërore dhe biblike.
Njerëzit shpesh na shikojnë edhe thonë: “a të varfrit ju, ju kanë manipuluar dhe as e kishit idenë se çfarë po bënit.”
Por unë e di shumë mirë çfarë kam bërë, jam shumë i bindur në atë që kam bërë dhe çfarë vlere ka pasur kjo për jetën time, për jetën time shpirtërore, jetën time familiare dhe në martesën time. E di që kisha marrë një vendim të ndërgjegjshëm për shkak të rëndësisë që ka ky vendim për botën shpirtërore.
Nëse do të jepja një këshillë të rinjve sot, është kjo: seksi është një bekim i madh nga Perëndia. Rrugës njerëzit e kanë bërë bajat seksin dhe nuk ishte kjo arsyeja për të cilën egziston seksi.
Seksi është një bekim i madh nga Perëndia, i dhënë për kënaqësinë e burrit dhe të gruas pas martesës, dhe nuk duhet të jetë banalitet ose një gjë që ndodh krejt rastësisht siç ndodh rëndom në ditët tona.

Sfida e të qënit i ri dhe i famshëm

Po, ishte një nga sfidat më të mëdhaja të jetës sime sepse bëmë një zgjedhje që nuk ishte e lehtë. Do t’ju them sinqerisht që nuk është e lehtë sepse kishte shumë tundime. Mishi është i dobët por na forcon Fryma e Zotit.
Kemi kaluar shumë kohë duke u lutur dhe duke ndjekur ngushtë Jezusin,
Ishte një sfidë e madhe por ia vlejti që kemi pritur. U martova në vitin 2005 dhe e përsëri që ishte një përvojë fantastike.
Kam një “sekret shpirtëror” që dua ta ndaj me ju: “ata që kanë këtë bindje, do të kenë një jetë të bekuar në martesën e tyre dhe në jetën familjare.”

 

2 komente në “Kaka: Më shihnin si “UFO” kur deklarova se qendrova i virgjër deri sa u martova”

  1. italiani says:

    eshte nje nder futbollistet me te mire te botes, por ne rradhe te pare asht nje njeri i madh me kuptimin e plote te fjales.

    1. Latif Dreqi says:

      Lere mos na pyet…Eshte vertet i tille, i shkelqyer…sa keq qe e larguan nga Milani..sa i shkonte bluza e Milanit..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje