Sër Aleks Ferguson as që e mendon të japë dorëheqjen dhe të dalë në pension siç do të kishin bërë shumë të tjerë në moshën e tij.
Në një intervistë për “FIFA.com” 70 vjeçari tha: “Për sa kohë që puna ime është e bukur dhe unë jam në shëndet të mirë, unë jam këtu”.
Në 37 vitet e tij të shërbimit, Ferguson ka fituar tashmë 48 tituj, duke u bërë trajneri më i suksesshëm në histori.
Ai e përshkruan krejt thjeshtë sekretin e tij për suksesin: “Unë kam pasur mundësinë të punoj gjatë dhe të planifikoj dy ose tre vjet më parë, kjo rrallë është e mundur në vende të tjera”.
Të enjten, menaxheri i Junajtid dhe ekipi i tij do të konkurrojnë në Europa League me Ajaks Amsterdam.
Ai mund të përfundojë sezonin duke i shtuar vetes një trofe që nuk e ka fituar ende, siç është ai i Ligës së Evropës.
Ky eshte trajneri me i madh i te gjitha koherave.
Me te vertete “sir”. Xhentlemani i fushave te futbollit. Uroj qe te qendroj ne stol edhe shume vite te tjera.
Eh..e mbaruan ciklin ato te tjeret dhe te erdhi rradha ty.Vetem me nje ndryshim se ato ne Erope fitonon e ti jo…
eshte trajneri me i madh i te gjithe koherave pa dyshim trajner qe i eshte pershtatur ndryshimeve te skemave te futbollit pa dyshim unik ne llojin e vet takticien autoritar i pa perseritshem ne historine e futbollit boteror do ngelet ne histori si trajneri me jetgjate ne historine e futbollit boteror nje legjende
une jam tifos i junajtit ky ka fituar 2 kupa kampionesh ndersa tani duhet te dale shpejt ne pension se klubi ka nevoj per lojtar te medhenj dhe ata lojtare ky nuk i blen se eshte kothere… ndersa per ne premier lig eshte shume i sukseshem