Maradona: Në Itali më përndjekin, më duket vetja si hajdut

15 Shkurt 2012, 12:12Sport TEMA

Italia është vendi që dashurohet më shumë nga Maradona, pas argjentinës, duke qenë se ka kaluar vitet më të lavdishme të karrierës së tij me Napolin. Por, nuk duket se kjo gjë ndodh ende.

Një gjykatë italiane mori vendim më 205-s që Maradona t’i paguajë shtetit italian 40 milionë euro për evasion fiskal, gjë që ylli argjentinas nuk e ka bërë. Interesat e kësaj gjobe rriten me 3 mijë euro në ditë.

Kjo nuk e ka penguar Maradonën që të vizitojë Italinë, por tashmë ai thotë se në çdo vizitë ndihet i përndjekur. Madje, sapo shkel në Itali, Maradona thotë se ndjehet si hajdut. Të kesh 40 milionë euro borxh, është normale që të ndihesh i tillë! Megjithatë, Maradoona ka thënë se vazhdon që të ketë ëndërr Napolin, ekip të cilin do të donte ta drejtonte në të ardhmen.

1 komente në “Maradona: Në Itali më përndjekin, më duket vetja si hajdut”

  1. Argita_B says:

    Maradona ishte nje futbollist i shkelqyer e per kete ska shume gjera per te thene, problemi eshte se ai ka vjedhur shtetin italjan duke bere evazion fiskal, pra nuk eshte se ndihet si hajdut, po eshte hajdut.
    Te vjen per te vjelle kur nje milioner i adhuruar nga miliona napoletane, qe te varfer, paguanin biletat per ta pare, refuzon te paguaje taksat ne vendin qe e beri ikone boterore te futbollit.
    Per mua Maradona eshte ndoshta futbollisti me i madh i te gjitha koherave, si njeri eshte nje rrugaç ordiner, pa edukate, dhe hileqar, me pak fjale, njeri i mjerushem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje