Mesfushori me origjinë kosovare që luan për Bazelin, Granit Xhaka, është kthyer në një prej lojtarëve më të kërkuar nga disa prej klubeve më të mëdha. Sipas mediave britanike dhe italiane, për 19-vjeèarin e talentuar të Bazelit, kanë shfaqur një interesim të fortë Mançester Junaited dhe Juventusi, ndërsa nuk qendrojnë prapa as rusët e CSKA-së së Moskës.
Madje, këta të fundit mësohet se kanë paraqitur edhe një ofertë prej 9.5 milionë eurosh për Xhakën, i cili përveçse një titular i padiskutueshëm tek Bazel, edhe pse 19 vjeç, është në formacionin bazë edhe tek kombëtarja zviceriane.
Aleks Ferguson ka mbetur i mahnitur nga aftësitë e mesfushorit kosovar gjatë dy ndeshjeve që Junaited ka bërë me Bazelin në Ligën e Kampioneve dhe për këtë arsye e ka kërkuar atë në ekip. Por, edhe bardhezinjtë e Juventusit nuk qendrojnë prapa dhe janë në garë për të siguruar shërbimet e tij.
Vetëm pak ditë më parë, një tjetër talent i Bazelit, me origjinë kosovare, Xherdan Shaqiri, u transferua tek Bajern Mynih, ku do të luajë duke filluar nga sezoni i ardhshëm.
cfare tersi,sikur berhami,shaqiri,xhaka apo dhe shume te tjere te ishin me kombetaren,do kishim nje skuader te shkelqyer…po cte besh kur ke nje federate te pa afte mederisht !
Perse nuk vijne ne Kombetaren shqiptare keta kosovare?!
Nuk e di perse do te duhet ti behet reklame nje QYTETARI ZVICERAN qe nas nuk e mendon ndonjehere te luaj me SHQIPERIN a KOSOVEN.Tjeter gje mund te themi per CANAJ;CURI DALLKU;BEQAJ e dhjetra te tjere ku Flamuri kombetar eshte MBI PARAN.
te vijne te luajne ne Shqiperi?! Po pse budallenj jane ata…………ne kete vend plere e mafioz