Karlos Tevez e ka pritur me krahë hapur mundësinë që i ka dhënë Roberto Mançini për t’u rikthyer tek Mançester Siti dhe për të luftuar për një vend në formacion. Tevez tashmë do t’i rikthehet stërvitjes, pas tre muajsh larg fushave të futbollit, pas pezullimit nga ana e klubit.
Gjatë një interviste për Fox Sport, Tevez është shprehur se me Mançinin ishte shumë pranë shkëmbimit të grushtave, por pohon se italiani është një fitues, ashtu si vetë ai.
“Me të për pak bëra grushte, por të dy jemi fitues dhe tashmë dua që të rikthem për të rifituar dashurinë e tifozëve të Sitit. E di që do të jetë shumë e vështirë, por për mua është një sfidë shumë tërheqëse”, ka thënë Tevez, i cili pohoi se me anë të stërvitjeve, Brenda dy javëve mund të jetë gati për të luajtur.