Tierri Henri ka mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme kthimin e tij te Arsenali duke shënuar golin e fitores në minutën shtesë të takimit kundër Sandërlend. Tashmë futbollisti francez mund të luajë vetëm në ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër Milanit në mesjavë, për t’u kthyer më pas drejt MLS te Nju Jork Red Bulls.
“Mu duk vetja si fëmija që shënon golin e parë për skuadrën që pëlqen. Nëse Arsenali do të ketë nevojë për mua, mund të kthehem përsëri ndonjë ditë”, ishin fjalët e sulmuesit 34 vjeçar i cili shënoi në këtë ndeshje golin e tij të 176 në kampionatin anglez, ku ka luajtur 258 takime me fanellën e “topçinjve”.
Edhe trajneri Arsen Venger e lavdëroi publikisht sulmuesin për ndihmën që i kishte dhënë skuadrës në këtë periudhë, duke e kthyer përsëri në garë për kualifikimin në Ligën e Kampioneve. “Ai sot mbylli historinë e një legjende në kampionatin anglez. Por shpresoj që të shtojë disa gola të tjerë për ne të mërkurën në Ligën e Kampioneve. Talenti i jashtëzakonshëm mbijeton te lojtarë të këtij kalibri. Ishte një luks të kishim një lojtar të tillë në stolin e rezervave”, ishin fjalët e Venger.
RIKTHIMI I HENRISE 34 VJECAR TE ARSENALI , ELEMINIMI I M.CITY DHE M.UTD NGA LIGA E KAMPIONEVE TREGON QE LIGA ANGLEZE ESHTE NE RENIE NE CILESI LOJE NE KRAHASIM ME LIGAT E TJERA EUROPIANE…………..
Toni-Jon
Kush eshte ne ngjitje ajo Gjermane apo Italiane?
La liga lali
La liga dy skuadra ka.Ndodh qe sipas motit behen edhen tre.