Maradona: Pele duhet kthyer në muze!

10 Shkurt 2012, 13:47Sport TEMA

Diego Armando Maradona flet gjithmonë atë që mendon dhe nuk ka ngurruar të tregojë idetë e tij rreth asaj që ndodh aktualisht në futbollin botëror. “El Pibe D’Oro” ka patur komente për të tërë, duke folur hapur kundër drejtuesve të futbollit argjentinas, “profesionalizmit” në Emiratet e Bashkuara Arabe, Mançinit, Peles dhe Blater.

Argjentina

“Në Argjentinë i kam dyert të mbyllura. Mund të duket e pabesueshme por nuk është asgjë e re për mua. Dihet që ata që nuk bëhen palë me drejtuesit nuk bëhen asnjëherë pjesë e klubeve. Ndaj mund të them se jetoj si në internim. Më mirë të fitoj paratë duke qenë jetim sesa të bëhem pjesë e familjes së tyre. Megjithatë, herët a vonë do të kthehem të drejtoj Boka Juniors”.

Emiratet e Bashkuara Arabe

“Këtu nuk e përjetojnë futbollin si ne profesionistët. Në skuadër kisha fillimisht 2 policë, 3 ushtarë dhe 6 që shkonin në kolegj. Bëja stërvitje me 12 vetë. Tani vijnë në stërvitje çdo ditë dhe mësojnë gjëra të reja. Trajnerët e tjerë që vinin këtu interesoheshin vetëm të merrnin rrogën, ndërsa unë zgjohem çdo ditë me dëshirën për t’i mësuar diçka”.

Aguero, Tevez dhe Mançini

“Për Agueron e dija që nuk shkonte te Reali, do ta blinte Çelsi apo Siti. Ai shkoi në Mançester për të rregulluar CV-në e Mançinit. A luan titullar apo jo e vendos trajneri, por ai arrin të bëjë diferencë në një ekip ku lojtari që kushton më pak vlen 40 milionë euro. Të shohësh vetëm stolin e Sitit të hyjnë të dridhurat”.

“Kam folur me Tevez, të cilin e njoh mirë dhe që ka qenë idhull në skuadrat ku ka luajtur. Të humbasësh gjithçka për një zënkë koti me trajnerin… Unë mendoj se në mes ka një padrejtësi të madhe. E njoh Mançinin dhe prandaj i jap të drejtë Tevez. Mançini ka qenë gjithmonë i përkëdhelur te Sampdoria, Inter e tani te Siti. Çdo trajner duhet të dijë të menaxhojë mirë ekipin. Duhet të shitnin Tevez para se të blinin Agueron, në mënyrë që lojtarët të mos vuanin”

“Pele duhet të flasë keq për dikë në mënyrë që ta vënë re të tjerët. Ai duhet të kthehet në muze apo të pijë ilaçet e duhura. Nuk duhet të pijë ilaçin e bardhë në mëngjes dhe të kuqin në darkë se pastaj ngatërrohet dhe bën gabime, flet budallallëqe. Prandaj preferoj më mirë të pi një birrë me Ronaldon”.

Blater

“Ekziston një personazh, Blater, që vendos kush duhet të rrijë dhe kush duhet të iki. A thua se ai ka luajtur futboll, maksimumi që ka luajtur në jetën e tij ka qenë kriket. Është shumë e shpifur të jesh kaq hipokrit që të thuash diçka kundër Mesit e më pas të ngjitesh në skenë me buzëqeshje për t’i dhënë një trofe”./lajmeshqip

4 komente në “Maradona: Pele duhet kthyer në muze!”

  1. vladimir dushniku says:

    Zhurma,qe ngre ne shtypin sportiv boteror PELE,rreth ceshtjes se kushte eshte FUTBOLLISTI ME I MIRE NE TERE HISTORINE E FUTBOLLIT,ESHTE NJE “nje loje femijesh e marre shume seriozisht”!!!Nuk ka asnje njesi matese,per te bere nje percaktim te tille si ne shkencat ekzakte!!Pele ka qene me i mire per epokene vet!!!MARADONA KA QENE ME I MIRI PER EPOKEN E TIJ,POR NATYRISHT ME I MIRE SE PELE,SE EDHE VETE FUTBOLLI KA QENE ME I ZHVILLUAR NE KOHE!!!AKTUALISHT ME I MIRI NE BOTE ESHTE PERCAKTUAR DHE VLERESUAR MESSI,I CILI LUAN FUTBOLLIN ME TE BUKUR SE PELE DHE MARADONA,NDRYSHE DO PRANONIM SE FUTBOLLI KA ECUR PRAPA!!!Ne lojen e te tre ketyre futbollisteve LEGJENDE,natyrisht nje rol te madh kane luajtur edhe skuadrat me te cilet ata kane luajtur,niveli i te cilave,ka bere te mundur dhe daljen ne pah te cilesive te tyre te ADMIRUESHME!!!Duhet te pranojme,se MESSI,E KA KTHYER LOJEN E FUTBOLLIT NE ART DHE SPORT,GJE QE NUK KA QENE E TILLE PER PELEN APO MARADONEN!!!LOJA E BARCELONES NE TERESI,ESHTE E NJE NIVELI SHUME TE LARTE,GJE QE ADMIROHET EDHE NGA KUNDERSHTARET E SAJ,ndonese disa ZILIQARE,nga qe nuk mund ta arrijne nivelin e SPEKTAKLIT,QE JEP BARCELONA E KRITIKOJNE ATE,sic beri ditet e fundit edhe “pensionisti Klemente!!!Tentativa mediokre e PELE-se per t’i percaktuar vlerat e futbollisteve ne fjale me GOLAT, KUPAT APO TITUJT E FITUAR,eshte ETALON ,QE MUND TE JETE SHUME LARD REALITETIT!!!TITUJT,KUPAT APO EDHE GOLAT,QE KA REALIZUAR NJE FUTBOLLIT,PER SHKAK TE NATYRES KOLEKTIVE TE LOJES SE FUTBOLLIT,JANE RRJEDHOJE EDHE E NIVELIT TE SKUADRAVE RESPEKTIVE,NDERSA KUR FLITET PER MADHESHTINE KOHORE TE NJE FUTBOLLISTI,PERVEC TYRE,DUHET TE KENE VLERE ME PERCAKTUESE ,VETE LOJA INDIVIDUALE E FUTBOLLISTIT NE FJALE DHE NDIKIMI I SAJ NE LOJEN KOLEKTIVE TE SKUADRES!!!Secili nga keta te trefutbolliste e kane MAHNITUR BOTEN ME LOJEN E TYRE,NDERSA SOT PER SOT MESSI ESHTE ME I ADMIRUARI!!!TE BASHKOSH FUTBOLLIN E TE GJITHE EPOKAVE ESHTE SA E PA MUNDUR AQ DHE FEMINORE,SE DO NA DUHET TA FILLOJME VLERESIMIN QE NGA LOJA ME TOPA LECKE,QENDRA VJET ME PARE!!Boll u mburre anglezet si NISMETARE TE KESAJ LOJE MODERNE,por sot njesi te tilla matjeje NUK KANE ME VLERE!!!SHEMBULL ESHTE FUTBOLLI AFRIKAN,QE PER 10-15 VJET KA BERE HAPA GJIGANDE TE PA IMAGJINUESHEM DIKUR!!!

  2. ryan says:

    pele ka qene i sukseshem me perfaqesuesen e brazilit ka fiutar 3 kuba bote dhe ne nje tjeter ai nuk ka lajtur se ka qene i demtuar eshte fenomen,,,ndersa maradona ka fituar 2 kupa bote dhe njeher ka cuar argjentinen ne finale ka pasur aftesit e nje majmuni ne kuptimin e mire me pak fjale ka qene unik i kompletuar ,,kurse messi eshte nje lojtar i mire tek barcelona dhe asgje tjeter do ishte mire te leviste nga barcelona dhe te shkonte me ndonje ekip tjeter e mandej etj por mos harroni se barcelona ka tri messa ne ekip psh inesta xavi messi

    1. zefi says:

      Je mjeran ne gjykim:KUPAT E BOTES I MARRIN E GJITHE SKUADRA E JO NJE NJERI!!!Ketu behet fjale per cilesite e vete futbollistit e jo per lojen e skuadres!!!Mire e ka MARADONA:PELE ESHTE VETEM PER MUZE!!!ASNJE VLERE TJETER NUK KA,AQ ME TEPER ME DENGLAT,QE THOTE LARTE E POSHTE PER TE NXJERRE VETEN NE DUKJE!!!

  3. beti says:

    maradona eshte i pa-arritshem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje