Adriano, i 'burgosur' në hotel

9 Shkurt 2012, 14:02Sport TEMA

Klubi i Korinthians ka vendosur të marrë masa ekstreme për të bërë të mundur kthimin në formë të sulmuesit Adriano. Për këtë arsye, ata kanë hartua një plan të ri për dietën e tij, që përfshin edhe mbylljen në hotel.

Lojtari do të qëndrojë gjatë gjithë javës në hotelin e skuadrës, ndërsa do t’i nënshtrohet një diete të rreptë pa u larguar nga ambientet e klubit. Plani i ri stërvitor përfshin edhe tre seanca stërvitje në ditë, pas të cilave mund të hajë vetëm atë që do t’i japin doktorët e skuadrës në varësi të kalorive që i nevojiten.

Përgatitësi atletik i Korinthians, Mahserexhian, bëri të qartë se lojtari nuk kishte më opsione të tjera. “E kemi sjellë këtu që të kontrollojmë dietën e tij. Duhen bërë sakrifica në ushqim nëse dëshiron të humbë peshë dhe të kthehet futbollisti që ka qenë”, tha ai.

Klubi shpreson që “Perandori” të fillojë të kthehet në formë që nga java e ardhshme, pasi Korinthians fillon me 15 shkurt pjesëmarrjen në Kupën Libertadores, ku vihet përballë Deportivo Takira të Venezuelës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje