Havier Klemente: Maradona nuk është një shembull pozitiv. Loja e Barcelonës, jo tërheqëse

8 Shkurt 2012, 18:25Sport TEMA

Havier Klemente, ish-trajneri i Spanjës ka qenë gjithmonë i prerë në deklaratat e tij, duke shkaktuar shpesh armiq. Por ai nuk e ka problem dhe me fjalët e tij shpesh ndez polemika,  siç prite të ndodhë pas intervistës së publikuar në revistën “Quality Sport”.

Trajneri me origjinë baske ka patur gjëra për të thënë kundër të gjithëve, duke filluar nga ekipi i zemrës, Atletik Bilbao, tek i cili vlerëson vetëm traditën e blerjeve. “Bielsa nuk është Zoti, nuk kemi fituar asgjë me të dhe klubi nuk është se ka bërë përpara. Fatmirësisht, nuk ka ndryshuar politika e blerjeve, do të vdes pa parë një të huaj që vesh fanellën e Atletik Bilbao”, u shpreh tekniku spanjoll.

Me pas, ai ka patur fjalë ironike edhe për Barcelonën, akademinë e Guardiolën. “Mesi nuk është një prodhim i akademisë, ata thjesht blenë djalin më të mirë të Argjentinës. Nuk e bënë lojtar, Mesi ishte Mesi, kishte thjesht nevojë për pak “pastrim”. Edhe Guardiola nuk është trajneri më i mirë në botë, thjesht ka fituar më shumë se të tjerët. Nuk më pëlqen futbolli që bëjnë me mbajtje topi, ndonëse janë ekipi i vetëm që luan mirë edhe me një prekje”.

Radhën e ka patur Reali i Madridit dhe Kristiano Ronaldo. “Në Madrid na kanë zili, ashtu si në Pamplona apo San Sebastian, të gjithë duan të kenë futbollistë lokalë në përbërje. Kristiano Ronaldo luan mirë por nëse do të ishte13 vjeç, do e kishin dërguar në shtëpi me kohë. Nuk është kjo mosha për të mësuar gjërat”, ishte komenti i tij referuar sjelljes së portugezit.

Në fund, polemika ka vazhduar me Diego Armando Maradonën. “Ai nuk është një shembull pozitiv për asgjë. Ishte fantastik si futbollist, por si person nuk ka bërë as gjysmën e asaj që mund të bënte për të rinjtë. Nuk më pëlqen se çfarë bën tani”, komentoi ish-tekniku i Spanjës që mendon se në vitet ‘90 ai ka qenë numri 1 në botë me lojën spektakolare që ndërtoi në Spanjë.

4 komente në “Havier Klemente: Maradona nuk është një shembull pozitiv. Loja e Barcelonës, jo tërheqëse”

  1. Shkelzen_B says:

    fajin e ka gazetari qe ja mori intervisten para se te pinte ilacet….

    1. Aqifi says:

      Messi erdhi 11 vjec tek Barcelona dhe nuk qenka produkt i akademise!!! Po pse ne cerdhe duhet t’i marre Barcelona lojtaret dhe t’i kuptoje nga menyra se se pijne cice…

      1. Argita_B says:

        Clemente ka te drejte kur thote se Messi nuk eshte produkt i akademise se Barcelones.
        Messi eshte thuajse talenti me i madh i te gjitha koherave, pra, talentin apo dhuntine ose lind me te, ose nuk linden, po nuk vjen as me moshen, as me stervitje e akoma me pak me akademi.

  2. enofieraku. says:

    krejt i ikur, ka gjetur menyren, per te treguar qe jeton akoma… hehehe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje