Berisha takon Zhan Todt: Automobilizmi është nga sportet më të ndjekur në Shqipëri

8 Shkurt 2012, 13:31Sport TEMA

Kryeministri Berisha ka pritur gjatë mbrëmjes së djeshme në një takim ish-drejtorin e Ferrarit, Zhan Todt. Gjatë takimit, Berisha i ka thënë Todt se automobilizmi është një nga sportet më të ndjekura në Shqipëri.

“Duke i uruar mirëseardhjen mikut të nderuar, Kryeministri Berisha vuri në dukje se automobilizmi është nga sportet më të ndjekur në Shqipëri, ashtu siç është i njohur edhe emri i z. Todt si menaxher i përgjithshëm i Ferrarit, kur pati siguruar titullin e kampionit të Formula Uno në vitet 2000-2004. Ai e siguroi z. Todt se qeveria po bën përpjekjet maksimale për mënjanimin e aksidenteve, nëpërmjet një përmirësimi rrënjësor të infrastrukturës rrugore, të futjes së vëzhgimit digital në respektimin e rregullave dhe rritjes së kërkesave ndaj drejtuesve të mjeteve. Kryeministri premtoi se qeveria do ta mbështese Federatën Shqiptare, në veprimtarinë e saj”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Todt, tashmë President i Federatës Ndërkombëtare të Automobilit, vuri në dukje se FIA është angazhuar në një fushatë sensibilizimi për mënjanimin e aksidenteve automobilistike, nga të cilat gjatë vitit 2012 kanë humbur jetën 1.5 milion vetë dhe janë plagosur 50 milionë të tjerë. Ai vlerësoi angazhimin në këtë fushatë të ACA-s, e cila po bën një punë të mirë edhe për zhvillimin e sportit të automobilizmit në Shqipëri.

7 komente në “Berisha takon Zhan Todt: Automobilizmi është nga sportet më të ndjekur në Shqipëri”

  1. Kalorsi i zi says:

    Po ik o gomar se po na nxjerr zorret me takime koti. Shqiptaret e shohin shume F1 !!!!!!! Ai ka ardhur per tjeter pune dhe ti ke probleme te ushqesh popullin oj fare e keqe.

  2. dritani says:

    Do te kete ardhur per nenshtetesine shqiptare Jean Todt sa ka degjuar pazarin!!!

  3. mallakastrioti says:

    po ,,oferta eshte shume interesante tani si terroristat si kriminelat e botes se 3 blejne shtetesin dhe marin rrugen per te levizur ne europ lireshem shpresoj qe europa ti hapi syte ketij zoterie me budalleqet qe thote jane disa gjera qe kur hyn e bene pjese ne nje bashkesi duhet ti mendosh si te tilla.. ky eshte mesuar ne shqiperi qe ben si do vet vet zot vet shkop,,nuk ka iden si funksionojne rregullat europiane tani na heqin dhe nje te drejte qe kemi ate te levizjes pa viza ky eshte gomar..

  4. Horri i bulevardit says:

    Mos do me na sjell dhe formulen ktu ky Sala.
    Tani hy ne pune Argita, si duket ka fillu me zgrap token katunarve me 10 euro metrin dhe ka per tja shit Fazllicit me bo nje aerodrom per formula nji.
    O i papam ky i joni. stadjum te ri dhe fush automobilizmi, na knoqi.

  5. brazili says:

    Nuk ka ke te takoje i shkreti.Se cfare pune ka Jean Todt me kryeministrin nje zot e di.I beje thirrje te gjithe shqiptareve qe kur te vijne ne Shqiperi per vizite,te marrin nje te huaj me vete qe ta takoje Sala ne kryeministri,nderimet do ti behen ne shkallen me te larte.Mos te harroje te marre edhe nje kostum me vete,per diten e pritjes.

  6. nardi says:

    Ketu ndigjon te forta,vetem gallate ka me kete budallen qe ne kemi kryeminister.Nuk njoh ndonje tjeter kryeminister te botes qe te beje te tilla takime?!!!Zhan Todt-ish drejtori teknik i Ferrarit,se per cfare mund te falsi kryepalla,pardon kryeministri jone me kate person un nuk e di.
    Mendoj lajmet e TVSH e te Klanit,pritje trimfatore per Zhan Todt,nga mbreti yne Sali Berisha.

  7. Palla says:

    Kete kafshen s’pranon ta takoje asnje ne nivelin e tij, dhe tani nuk le pa takuar cdo te huaj qe ve kemben ne Shqiperi(perjashtuar ata qe e kritikojne). Eshte kthyer si sekretar inje federate sporti. Se detyren e “gazetarit” e ka filluar me kohe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje