Real Madrid, 7 arsye që e çojnë atë te titulli

7 Shkurt 2012, 18:09Sport TEMA

Reali i Madridit shpreson më shumë se kurrë këtë sezon që ta fitojë kampionatin, ndërsa diferenca me rivalët e Barcelonës është 7 pikë. E ndërsa gjërat po ecin në rrugën e duhur për “galaktikët”, vërehet se edhe fati po i favorizon më shumë ata. Madrilenët kanë shtatë arsye për ta fituar titullin këtë vit dhe për të triumfuar në betejën me rivalët e tyre më të mëdhenj përgjatë historisë.

Kalendari – Edhe pse në futboll gjithçka mund të ndodhë dhe surprizat mund të vijnë edhe nga një ekip i vogël, kalendari për 10 ndeshjet e ardhshme favorizon më shumë Realin se sa Barçën. Katalanasit, për më tepër, do të kenë një sprovë të vështirë në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit ndaj Valencias. Ndërkohë që madrilenët janë të përqendruar vetëm në kampionat. Ata do të përballen me skuadra që luftojnë për mbijetesë si Santanderi, Valecano, Sociedadi, e Betisi. Ndërsa blaugranat do të luajnë kundër ekipeve të vështira, duke nisur që nga Osasuna, Atletiko e Madridit, Valencia dhe Sevilla. Nëse Reali do të vazhdojë me fitoret dhe Barça ngec sërish, atëherë titulli do të afrohet edhe më shumë.

Grupi – Kampionati kërkon impenjim të vazhdueshëm, pa llogaritur kompeticionet e tjera, dhe të dy ekipeve u duhen sa më shumë freski dhe alternativa. Trajneri i “galaktikëve” nuk ka pasur në dispozicion Sami Khediran dhe Angel Di Marian, të cilët kanë hedhur pas dëmtimin. Ndërkohë që te katalanasit, gjërat janë ndryshe. Kjo, pasi Iniesta, Pedro dhe David Villa vazhdojnë që të kenë probleme fizike. Pavarësisht faktit se Pep Gurdiola ka zëvendësues për këta lojtarë, sërish futbollistë si Granero, Callejon, Kaka dhe Higuain dhe Varane ofrojnë më shumë siguri.

Sulmi – Shpeshherë kampionati vendoset nga sulmi. Ndërsa Reali këtë vit është i papërmbajtshëm. “Galaktikët” kanë realizuar 71 gola në 21 takime, me një mesatare prej 3.38 golash për një ndeshje. Nëse ata vazhdojnë me këtë ritëm, do të kenë shënuar të paktën 130 gola në fund të kampionatit. Madrilenët kanë 16 fitore në 17 takimet e fundit.

Motivimi – Ndërsa shumica e lojtarëve të Barcelonës vijnë pas fitimit të tri kampionateve radhazi, shumë lojtarë të Realit nuk e dinë se çfarë do të thotë që të ngresh këtë trofe. E ky inat e dëshirë për fitore shikohet në të gjitha fushat, ku ata kanë humbur më parë, gjë që ka vendosur fatin e titullit.

Eksperienca – Statistikat janë bërë për t’u thyer. Megjithatë, referuar të kaluarës, vetëm një herë ka ndodhur që Reali të krijonte një shkëputje prej mbi dy fitoresh, e më pas kjo distancë të përmbysej. Në kohën kur ekipi drejtohej nga Queiroz, krijoi një diferencë prej tetë pikësh nga Valencia, por më pas u kalua në fund nga Barcelona.

Murinjo – Gjatë karrierës së tij si trajner, portugezi asnjëherë nuk ka dështuar në fitimin e titullit, kur ka krijuar një diferencë prej tri pikësh me skuadrën e tij. Për më tepër, që në vitin e dytë ekipet e drejtuara nga luzitani kanë triumfuar në kampionat.

Distanca – Arsyeja madhore që e bën të qetë stafin teknik të Realit është diferenca e pikëve e krijuar me Barçën. Edhe pse kampionati ka ende sfida për të luajtur, shtatë pikë më shumë se blaugranat bëjnë që madrilenët të flenë të qetë./KD

3 komente në “Real Madrid, 7 arsye që e çojnë atë te titulli”

  1. keto qe thoni do te duken ne fund te kampionatit se deri tani vetem gjysma eshte luajtur,por nje gje duhet theksuar se asnjeher nuk mund te dalesh kunder barcelones

  2. TONI_JON says:

    KESAJ RRADHE ME LOJRAT QE KA BERE REALI E MERITON KAMPIONATIN EDHE PSE BARCELONA LUAN FUTBOLLIN ME TE BUKUR NE BOTE,……

  3. tani says:

    Z. Besnik Dizdari duhet te shkeuaje per “Ronaldinon shqiptar, Arlind Kuka. Po ashtu edhe FSHF duhet te interesohet per te. Ja se çfare ka deklaruar ai:
    – Unë jam aktivizuar me moshat e Spanjës, por jo në ndeshje zyrtare. Kam dëshirë që të luaj për Shqipërinë, por nuk mund të pres shumë kohë për një ftesë nga ana e FSHF-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje