Aleks Ferguson, trajneri më i mirë i shekullit XXI

6 Shkurt 2012, 12:21Sport TEMA

Instituti Ndërkombëtar i Statistikave të Futbollit (IFFHS) ka shpallur renditjen e trajnerëve më të mirë të shekullit të 21-të duke u bazuar në klasifikimet nga viti 2011, deri në vitin 2011.

Sipas kësaj renditje, tekniku më i mirë për  këtë shekull është skocezi i Mançester Junajtid, Aleks Ferguson, i cili në këtë renditje të veçantë ka 166 pikë. Pas tij, me vetëm një pikë diferencë renditet një tjetër trajner skuadre angleze, Arsen Venger i cili drejton Arsenalin.

Nëse dy trajnerët e parë e kanë siguruar këtë pozicion duke drejtuar vetëm një klub, vendi i tretë i takon një tekniku që ka triumfuar kudo që ka shkuar, portugezi Zhoze Murinjo. Tekniku i Realit të Madridit ka 154 pikë dhe plotëson treshen që është disi e shkëputur nga emrat e tjerë.

Lista e10 emrave të parë plotësohet nga Fabio Kapelo, Gus Hidink, Karlo Ançeloti, Visente del Boske, Marselo Bielsa, Luis Felipe Skolari dhe Rafael Benitez.

Trajneri më i suksesshëm për momentin, Pep Guardiola, është vetëm në vendin e 22-të në këtë renditje me 59 pikë, i penalizuar nga fakti se ka shumë pak vite karrierë në krahasim me emrat e mësipërm. Megjithatë, në 3 vitet ku ai ka figuruar në renditje, ai ka dalë dy herë i pari dhe një herë i dyti, duke treguar se në vitet e ardhshme do të ngjitë shkallë të tjera në këtë renditje

Renditja e IFFHS përmban emrat e 190 trajnerëve, të cilët kanë figuruar në klasifikimin vjetor të këtij institucioni. Për bazë janë marrë 20 emrat e parë në renditjen vjetore, duke i dhënë pikët në bazë të klasifikimit./lajmeshqip

Renditja 2001-2011

1. Aleks Ferguson        166

2. Arsen Venger           165

3. Zhoze Murinjo          154

4. Fabio Kapelo           135

5. Gus Hidink               112

6. Karlo Ançeloti          108

7. Visente del Boske     104

8. Marselo Bielsa          101

Luis Felipe Skolar         101

10. Rafael Benitez         97

2 komente në “Aleks Ferguson, trajneri më i mirë i shekullit XXI”

  1. Tironci Lugano says:

    Trajneri i shekullit?Shekulli vetem sa ka filluar.Mendoj qe duhet te mbaroje njehere Shekulli e pastaj te behet klasifikimi.Do ishte me drejte te benin klasifikimin e shekullit qe sapo lame pas,

  2. PLAKU i URTE says:

    E kane gabim bota dhe europa.I PARI ESHTE sali ram berisha trainer i viçidolit ne serin a te tropojes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje