Besart Berisha shënon përsëri

4 Shkurt 2012, 12:22Sport TEMA

Brisbein Roar kanë ruajtur shpresat për të mbetur në garën për titullin kampion në Australi, pasi kanë mundur 2-0 kryesuesit e Mariners në fushën e këtyre të fundit. Protagonist i takimit ka qenë përsëri Besart Berisha, i kthyer nga pezullimi njëjavor që i dha Federata Australiane.

Sulmuesi shqiptar ka qenë autori i golit të dytë për skuadrën e tij, duke e ndihmuar që të marrë suksesin që i mban në vendin e tretë në renditjen e kampionatit. Pas momentit të vështirë të javëve të fundit, Berisha e ka festuar golin duke përqafuar trajneri Ante Postecoglu. Ky i fundit e ka mbrojtur atë gjatë kësaj periudhe dhe ka deklaruar shpesh se futbollisti shqiptar është sulmuesi më i mirë që ka stërvitur ndonjëherë ndërsa të gjitha shanset që ka ekipi për të rifituar titullin varen nga forma e futbollistit shqiptar.

Për Berishën, ky ishte goli i 12-të i këtij kampionati, duke vazhduar të qëndrojë i vetëm në kryesimin e renditjes së golashënuesve. Ndonëse ai po kalon një formë të shkëlqyer këtë sezon në Kampionatin Australian, ai është lënë në harresë nga FSHF e cila prej kohësh nuk merr në konsideratë grumbullimin e tij me fanellën kuqezi./lajmeshqip

2 komente në “Besart Berisha shënon përsëri”

  1. lojtar shum i mire . duhet te thirret ne kombetare perseri.

    1. Edi says:

      Australia nuk ka futboll, edhe ketu futbolli nuk eshte i preferueshem,prandaj shenon ky

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje