Odise Roshi shënon golin e parë në Gjermani dhe i jep fitoren Këlnit(VIDEO)

5 Shkurt 2012, 23:50Sport TEMA

Odise Roshi ka shënuar golin e parë në Bundesligë, duke i dhënë një sukses të rëndësishëm për mbijetesë skuadrës së Këln. Sulmuesi shqiptar ka qenë autori i golit të vetëm të sfidës së fituar në fushën e Kaizerslautern, ndërsa ka ndihmua ekipin të largohet nga fundi i tabelës duke u ngjitur tashmë në vendin e 9-të.

Roshi e ka nisur ndeshjen si zakonisht nga pankina, po trajneri Solbaken ka vendosur ta aktivizojë në minutën e 70-të të sfidës, duke parë edhe se ekipi kundërshtar kishte një lojtar më pak për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Borysiuk në minutën e 40-të. “Xholi” shqiptar ka qenë lëvizja e duhur e teknikut norvegjez, pasi që në prekjen e parë të topit, një minutë pas aktivizimit, ai ka vënë në vështirësi portierin kundërshtar duke e detyruar atë të devijonte topin në goditje nga këndi.

Pikërisht nga kjo goditje këndi, Roshi ka bërë me kokë atë që nuk bëri me këmbë një minutë më parë, duke e dërguar topin pas krahëve të portierit të Kaizerslautern. Normalisht nuk mund të mungonte edhe dedikimi për trajnerin Solbaken, të cilin ka vrapuar për ta përqafuar pas këtij goli të shënuar.

Kjo ishte ndeshja e 11-të e Roshit në Bundesligë, të gjitha si zëvendësues, ndërsa pritet që ai të sigurojë së shpejti një vend mes titullarëve nëse arrin të gjejë më me rregullsi rrugën e rrjetës pasi Këlnit i mungon sulmuesi kryesor, Lukas Podolski.

http://youtu.be/obvy8vSQry0

5 komente në “Odise Roshi shënon golin e parë në Gjermani dhe i jep fitoren Këlnit(VIDEO)”

  1. raimondi says:

    Bravo Olsi !

    Po kur ben gol takoi shoket ne fillim o Olsi,he pastaj shko tek trajneri

    1. niti says:

      po mir ka ber qe ka shku te treneri mi tregu qi ka mashum prej odise e me shti ma shpesh prej fillimit ket lojtar kaq te mrekullushum bravo roshi e ke fitu besimin ne köln jom simpatizant i yti jetoj edhe une ne köln lojet tjeter do te vi me te shiku

  2. Leo says:

    YLL i shqiptarise.. bravo

  3. I.Troplini says:

    Shqiptaret ne Gjermani kishin kohe qe prisnin nje kthese ne karrieren e ketij futbollisti te talentuar.Deshira dhe vullneti per te punuar dhe treguar aftesite e tij, nuk i kish munguar kurre Odise Roshit, mirepo keto perpjekje nuk po gjenin ate “fatin” e nevojshem per te marre vetebesimin per nje vend ne formacionin e pare te FC Köln.60 sekonda iu nevojiten Roshit dje per ti dhene emrit te tij nje kuptim me te qarte se pse pretendon te jete lojtar titullar ne Bundeslige. Nese nuk demtohet, Roshi do jete trashegues i emrave te tjere shqiptare si Rraklli,Vata,Skela,Lala,Cipi. I urojme Roshit nga zemra sukses ne aventuren e Bundesliges.

  4. Shqip. says:

    Traineri e mbrojti kur pati problemin që pështyti atë gjermanin dhe traineri i besoj dhe e futi të luaj,ndaj dhe Odisea shkoj dhe golin ja dedikoj trainerit për besiminndaj tij. Bravo Odise suksese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje