Hakmarrja e Kontes: Më quanin taleban!

4 Shkurt 2012, 13:43Sport TEMA

Antonio Konte ka filluar të kthehet në një personazh gjithnjë e më simpatik sa herë që shfaqet në konferencat për shtyp falë batutave të tij. Meqë Juventusi tashmë është në vendin e parë, për Konten ka ardhur koha që të hakmerret ndaj mediave të cilat nuk e vlerësonin në fillimin e sezonit.

“Falënderoj mediat pasi tani flasin për Juventusin si favorit, që do të thotë se më në fund kjo skuadër merr vlerësimin e duhur. Por unë kam një arkiv tekniko-taktik të artikujve dhe intervistave”.

“Shpesh rilexoj ato që shkruheshin në fillimin e sezonit: në gusht Juventusi ishte një skandal, nuk kishte blerë superlojtarë dhe trajneri cilësohej një taleban taktike… Në gjashtë muaj kemi kaluar nga vendi i 7-të në pretendentë, kjo është një mrekulli!”, ishin fjalët e Kontes në konferencën për shtyp para sfidës me Sienën.

Sipas tij, favoritët kryesorë për të fituar titullin mbeten kuqezinjtë e Milanit, ndërsa gjithçka do të vështirësohet për shkak të ngjeshjes së kalendarit. “Unë mendoj se Milani është favorit i dukshëm për të fituar titullin. Ne do të luajmë ndaj Sienës dhe më pas do të përballemi me ta në Kupën e Italisë”.

“Tani do të luajmë çdo tre ditë dhe për shkak të kushteve atmosferike luajmë 5 ndeshje në 13 ditë. Si rrjedhojë, mos u çuditni nëse shihni lojtarët që shënojnë dygolësha të përfundojnë ne pankinë, pasi më duhet të bëj zgjedhje për të mirën e objektivave të skuadrës”, komentoi trajneri i Juventusit.

10 komente në “Hakmarrja e Kontes: Më quanin taleban!”

  1. TONI_JON says:

    Italise i duhet rikthimi i Juventusit

    Vitin tjeter do te kemi Inter-Milan-Juventus jo vetem ne Itali por edhe ne Europe…….

  2. aziz says:

    FORZA JUVE
    PER SEMPRE

  3. Kumarxhiu says:

    Po kthehet skuadra me e urryer e kontinentit evropian,qe duhet te kishte zbritur ne Serine C italiane sipas ligjeve ne fuqi. Por futbolli ne Itali vazhdon the komandohet nga mafiozet dhe kurvari Berlusconi. Shiko Juventusin dhe Milanin, kur nuk fitojne dot, i ndihmon arbitri, penallti ne favor, nuk i japin penallti kundershtarit, nuk japin kartona per futbollistet kafshe qe kane keto dy ekipe ( Gattuso, Flamini, Chelini e te tjere). Po te kishte paanesi Juventusi dhe Milani duhet ta perfundonin cdo ndeshje me 8-9 futbolliste. Kane ekipe te mira por jo te medha. Keshtu qe ne Evrope u bien puplat kur lozin me ekipe angleze, spanjolle.U pa hapur se megjithese u ndihmua hapur nga atrbitri, Milani nuk fitoi dot me Barcelonen,ose barazoi vjet me Realin, me gola offside dhe pa ndershkuar ate kafshen Gattuso me karton te kuq.
    Ne mase me te vogel dhe vetem ne disa ndeshje te vecanta ndihmohet dhe Interi, por e demtojne me pas per disa ndeshje rresht me arbitra te komanduar. Te gjithe e dine se shumica e arbitrave italiane, 60-70% jane tifoza te Juventusit, ne mos hapur, veprojne kunder Interit.
    Futbolli Italian nuk shikohet me, nuk ka nje futbollist qe te dribloje tek per tek, te gjithe pasojne topin mbrapa. Nuk shikon me Roberto Baggio, Ronaldo,Ronaldinjo apo Zidane. Ka ngelur nje fyell si Ibrahimovic qe shenon vetem ndaj skuadrave provinciale. Kete e kuptoi Murinjo dhe e qeroi. Dhe dihet cfare fitoi Interi me pas.

    1. juventini says:

      ceshte ky idiot me iniciale kumarxhiu. shko ore meso bicikleten pastaj fol per juven

    2. 1444 says:

      hajd GAMOR hajde hahahaha,si duket qe kur eshte rikthyer juvja ke dale me humbje !

    3. jona says:

      shko mor tutje kumarxhi laj gojen e qelbur pastaj fol per juven

  4. Fink says:

    Dallohet se si flet nje Interist, plot edukate, dhe nje Juventin, si nje gabel. Per te tjerat flet historia vete se cfare eshte Juventusi, dhe cfare vlerash ka Interi.

    Sondazhet mbeten sondazhe nuk provojne asgje. Edhe Sala i fiton zgjedhjet, por sdo te thote qe ka mare me shume vota ose eshte me simpatiku nga te tjeret.

    Ndersa Konte ta kete per nder qe e quajne me ate emer. hahahhaha

    1. tirona ime says:

      o finko,,,mer ace per gojen ,,se per juven nuk fol dot nje interist,se ju rrafim edhe mrena ne milano

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje