Roma, 50 milionë për të mbajtur De Rosin

6 Shkurt 2012, 18:09Sport TEMA

Daniele De Rosi do të jetë kapiteni i ardhshëm i Romës, por ajo që ka bindur më shumë mesfushorin ka qenë kontrata e re që i kanë ofruar kryeqytetasit. Drejtori i përgjithshëm, Franko Baldini, ka treguar se mesfushori do të përfitojë 10 milionë euro në vit nga kontrata e tij e re, duke u bërë një nga futbollistët më të paguar jo vetëm në Itali, por në të gjithë Evropën.

“Me De Rosin kemi arritur një marrëveshje prej 10 milionë eurosh në vit, pa harruar këtu edhe bonuse të tjera për pranitë në fushë apo objektivat e arritur. Nuk ka asnjë klauzolë largimi dhe Roma do të gëzojë 50% të përfitimeve nga shitja e të drejtave të imazhit të tij”, ishte komenti i Baldinit.

Më pas e ka patur rradhën vetë De Rosi, i cili ka falënderuar klubin për këtë besim që i është dhënë dhe sidomos që ka paguar relativisht shumë për ta mbajtur. “Kam patur kërkesa nga skuadra të tjera dhe të them të drejtën, ka qenë një moment kur isha gati të largohesha për t’u përballur me lojtarët më të mirë në botë në nivele më të larta”.

“Kontrata e re për disa kohë u bë pengesë, pasi duke parë ofertat që më vinin, nuk dëshiroja të sakrifikoja unë ekonomikisht për të qëndruar këtu. Por në fund jam i lumtur me zgjedhjen që kam bërë, ndonëse e pranoj se nuk dua të rri si turist këtu, dua të fitoj tituj”, u shpreh mesfushori i Romës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje