Milan në emergjencë të plotë, mes dëmtimeve dhe skualifikimeve

6 Shkurt 2012, 13:11Sport TEMA

Milan nuk është duke kaluar një moment shumë pozitiv. Në pritje të vendimit për skualifikimin e Ibrahimoviç për shpullën ndaj Aronikës, Masimiliano Alegri duhet të përballet me një sërë mungesash për ndeshjen e së mërkurës kundër Juventusit në kupë dhe ndeshjen e së shtunës ndaj Udinezes në kampionat.

Emergjenca më e madhe për Milanin është në mesfushë. Alegrit i duhet të bëjë pa Flamini, Gatuso, Merkel, Akuilani, Boateng, si dhe Muntarin, akoma në Kupën e Afrikës (pa llogaritur mungesat e Abiatit, Kasanos, Jepes, Nestës e Patos). Pra, siç shihet një emergjencë totale për Milanin, që të shtunën duhet të bëjë edhe pa Van Bomel, i skualifikuar.

Për këtë arsye, Ambrozini, Noçerion, Sedorf dhe Emanuelson duhet të shtrëngojnë dhëmbët, pasi janë të vetmit mesfushorë që Alegri ka në dispozicion. Ndërkohë, në prag është edhe ndeshja me Arsenalin në Ligën e Kampioneve dhe Alegri shpreson të paktën rekuperimin e Akuilanit dhe Boateng, gjë që do të jetë shumë e vështirë.

1 komente në “Milan në emergjencë të plotë, mes dëmtimeve dhe skualifikimeve”

  1. Genti says:

    Milani eshte me dobet se vjet, nuk kane te bejne vetem demtimet. Eshte ne vendin e dyte ne Serie A vetem pasi kete vit te gjitha skuadrat e medha jane duke lene shume pike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje