Ibra, tre javë pezullim për shpullën ndaj Napolit, mungon me Juventusin

6 Shkurt 2012, 18:32Sport TEMA

Ashtu siç pritej, Zllatan Ibrahimoviç është pezulluar me tre ndeshje nga ana e gjykatës sportive, pas shpullës ndaj mbrojtësit të Napolit, Alesandro Aronika. Sipas këtij vendimi, suedezi do të mungojë në ndeshjet me Udinezen dhe Çezenën, dhe mbi të gjitha në ndeshjen që mund të jetë vendimtare për titullin, atë me Juventusin në Milano.

Milani do të apelojë vendimin, me shpresën që Ibrës t’i hiqet një ndeshje pezullim dhe të ketë mundësi të luajë përballë Juventusit. Kjo gjë u paralajmërua para vendimit nga ana e Adriano Galianit, ndërsa tashmë pritet nëse gjykata do të pranojë apelimin e Milanit, apo do të lërë në fuqi këtë vendim.

3 komente në “Ibra, tre javë pezullim për shpullën ndaj Napolit, mungon me Juventusin”

  1. demokrati says:

    Ky djale ka probleme te menaxhimit te agresivitetit. Femijeria e veshtire ka lene pasoja. Me gjithe ato pare nje psikolog personal mbase e sjell ne bina.

  2. sofo says:

    ky asht nji karagjos musliman nga bosnja emigrant ne suedi, Por do dal ndonje nga ata lojtare qe ti thyej turinjte ketij halilibrahimovicit

  3. shqiptari says:

    mbi te gjitha eshte BQ i provuar. Por golat i ben mire kucka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje