Dorëheqja e Fabio Kapelos nga posti i trajnerit të kombëtares angleze ishte një nga lajmet më befasuese, por duket se në Angli nuk kanë ndonjë pishmanllëk për largimin e italianit.
Guardian e hap faqen me titullin “Lamtumira e Kapelos pa keqardhje”, ndërsa e kritkon italianin që nuk u përpoq të mësonte gjuhën angleze, kulturën dhe madje edhe nuk e kuptoi kurrë futbollin anglez.
Daily Telegraph është akoma më e ashpër. “Ishte koha që të largohej. Kushtonte tetë milionë stërlina, ndërsaAngliakishte mbetur në vend. Kapelo nuk e kupto gjuhën dhe psikologjinë angleze”, shkruan Daily Telegraph.
Times shkruan “Rënia e perandorit Kapelo” dhe vazhdon me faktin se askush prej lojtarëve të kombëtares angleze nuk do të derdhë lot për largimin e tij.
Harry Redknapp, trajneri aktual i Totenhem, shihet si zëvendësuesi i mundshëm i Kapelos tekAnglia, katër muaj larg Euro 2012 që zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë.
Anglise nuk ja kane fajin trajneret, por mentaliteti i Federates Angleze te Futbollit qe kujton se Anglia eshte akoma i vetmi vend ku luhet futboll. Edhe per nje kampionat boteror qe fitoi, ju desh te merrej gjithe bota e futbollit, arbitra, etj. per te dhene gola fantazme. Bota ka ndryshuar, kurse anglezet kane mbetur ne shekullin e 19-te…
Bravo Qife.Je i modh vallai.
Capello u emerua trajner i kombetares me qellim qe Anglia me brezin e futbollisteve qe kishte tu jepte mundesine te fitonin tituj. E vetmja gje qe fitoi Capello ne Angli sihte paraja.
capelo ka ik per lesh,po shkon 70 vjec cfare mund te presesh me nga ai.vjen nje moshe qe duhet te heqesh dore vete.capelo,lipi, e mbyllen ciklin e tyre