Anglia që prej ditës së djeshme është pa trajner, pas dorëheqjes së Fabio Kapelos. Për këtë arsye, drejtuesit e Federatës angleze janë duke kërkuar një zëvendësuas të tij. Emri më i përfolur është Herri Redknap, por ky i fundit ka deklaruar se është i përqendruar tek Totenhemi.
Drejtuesit i Federatës, Devid Bershtain, ka thënë se momentalisht kombëtarja do të drejtohet nga trajneri I 21-vjeçarëve, Stjuart Pirs. Ky i fundit njihet me epitetin “Psikopati” në Angli, për shkak të karakterit të tij të egër kur ka qenë lojtar.
Ai do të drejtojë takimin miqësor me Holandën më 29 shkurt, por, ka shumë mundësi që ai të udhëheqë Anglinë edhe në Europian, duke qenë se deri në qeshrosh ka mbetur shumë pak kohë për gjetjen e një trajneri që e njeh mirë ekipin. Për më tepër që kandidati kryesor, Redknap, nuk ka ndërmend që të shkëputet nga Totenhemi pa përfunduar sezoni.
Kjo kombtarja Angleze eshte bo per xhynah
me kete Psikopatin nuk ka gjo ne vi
Kur drejtohet nje shtet nga nje psikopat( e merrni me mend vete per cilin shtet e kam fjalen)pse te mos drejtohet nje kombetare!