Diktatorët trukuan Botërorin e 1978-s

11 Shkurt 2012, 14:29Sport TEMA

Një nga misteret më të mëdha të Kupës së Botës më në fund po shkon drejt zgjidhjes, ndonëse zbulimi i ri nuk është edhe aq i mirë për imazhin e futbollit. Kjo pasi në këtë çështje përfshihen korrupsioni masiv, ndërhyrja qeveritare dhe tortura ndaj disidentëve politikë.

Fitorja e Argjentinës ndaj Perusë në vitin 1978 dyshohet të jetë manipuluar nga ndërhyrjet e diktatorit argjentinas Horge Videla që drejtonte vendin në atë periudhë. Për më shumë se 30 vjet, njerëzit pyesnin veten rreth fitores 6-0 të Argjentinës ndaj Perusë që falë këtij rezultati siguroi finalen, të fituar më pas 3-1 ndaj Holandës.

Këtë javë, ish-senatori peruan, Genaro Ledesma, bëri të ditur se ish-presidenti i atëhershëm i Bolivisë, Francisko Bermudez dhe Videla kishin arritur një marrëveshje politike në mënyrë që Argjentina të fitonte me të paktën 4 gola diferencë, aq sa i duhej për të kaluar Brazilin dhe për t’u kualifikuar në finale. Nga ana tjetër, Videla do të arrestonte 13 disidentë politikë peruanë të cilët kundërshtonin regjimin e Bermudez.

“Videla kishte nevojë të fitonte Kupën e Botës për të pastruar imazhin e keq të Argjentinës në botë. Për këtë arsye ai bëri të ditur se do të pranonte grupin e disidentëve vetëm nëse Argjentina fitonte”, tregon Ledesma.

Pas fitores së lehtë dhe qesharake, filluan menjëherë akuzat dhe teoritë, duke filluar nga ryshfeti për portierin peruan, deri të ngarkesat e grurit që kalonin mes shteteve si formë pagese.

Por akuzat e Ledesma janë më serioze sesa një ndeshje futbolli, pasi mendohet që 13 disidentët janë arrestuar dhe torturuar në Argjentinë. 34 vjet më vonë, hetuesit po shqyrtojnë ende planin “Kondor”, një marrëveshje e viteve ‘70 mes diktatorëve të Amerikës Jugore për bashkëpunim duke i dërguar njëri-tjetrit disidentët politikë për t’i arrestuar apo torturuar.

Një gjykatës i Buenos Aires ka hapur hetimet për këtë çështje, në mënyrë që të zbulohet përfundimisht çfarë ka ndodhur në atë ndeshje dhe jetët e sa personave u shkatërruan nga fitorja e manipuluar e Argjentinës.

19 komente në “Diktatorët trukuan Botërorin e 1978-s”

  1. Gjergji says:

    Finalen Argjentina e fitoi kunder Gjermanise dhe jo kunder Hollandes ?

      1. armand says:

        Jo ishte kunder hollandes.Hollanda ne ato vite ka pasur skuader shume te forte dhe kur humbi ne finale me argjentinen lindi dyshimi per ndeshje te shitur.

        1. Tironci Lugano says:

          armand
          ne keto lloj ndeshjesh e aq me shume finale ska ndeshje te shitura.Kjo eshte semundje shqiptare e shiten horrat etc etc.Argjentina si skuader ishte superiore ndaj hollandes se 78.Ne fundin e takimit Holanda mund te fitonte por topi preku shtyllen..e si mund te mendosh qe ndeshja ishte e shitur???

          1. Edi Detroit says:

            Tironco,Hoolanda ishte ne kulmin e saj, nuk e di cfare ndodhi ne shtese, por si ne ender e kam( kam qene i vogel), nuk e di se Argjentina paska qene superiore, plus Krujf mos gaboj nuk lojti,,,

          2. Edi Detroit says:

            Se harrova shtyllen e beri Rezenbrig, mos gaboj, jam tifoz i Hollandes, dhe kjo ka qene ndeshja qe percaktoi tifozllekun tim.

    1. Tironci Lugano says:

      Gjergji
      Kunder Gjermanisee fitoi ne 1986

    2. Gusmari says:

      Ke ngaterru vit Gjergjo!Ne 86′ e humbi Gjermoni dhe e fitoi ne 90′, ishte koha e ambasadave dhe e mbaj mend mire ate kampionat, Mateus doli lojtari me i mire.
      78′ ka qene kohe tjeter, me Krojf, Bekenbauer… Per kuriozitet, ai traineri argjentinas, qe sollen ne kohen e piramidave 96′ ne Shqiperi si trainer i lushnjes a fierit, ishte golshenuesi/lojtari me i mire i kampionatit te 78′ Mario Kempes.

      1. Tironci Lugano says:

        Gusmari e Shqip
        Sa per sqarim ne ate kampionat dmth ne 78 nuk luante as Krujf e as Bekenbauerer.Shqip ngaterron Hollanden e 74 me ate te 78.
        pershendetje

    3. artiles says:

      Me Hollanden Gjergji, ne kampjonatin e zhvilluar ne Argjentine, me golin e trete te shenuar nga Mario Kempes ne kohe shtese. Trajner i argjentines ishte Karlo MENOTI, qe ka dale ne televizor duke duke pire cigare DS te Durresit.

    4. Dinpak Dinpaku says:

      Me 1978 Argjentina ka fituar finalen kunder Hollandes, ndersa kunder Gjermanise ka qene me 1986, ne Meksike.

  2. Shqip. says:

    Kundër Hollandës ka qën se ishte dhe koha e shkëlqimit të Krojf..Të gjithë thonin dhe akoma thonë..Kur nuk e fitoj me atë ekip kupën e botës nuk ka për ta fituar asnjëher.

    1. Tirona says:

      Krojfi nuk e ka fitu kupen e botes ne 1974 ne Gjermani kundra Gjermanise. Gjermani -Hollande 2-1 . Ne kete ndeshje hollandezet nuk bon lojen e tyre ,ata luajten vetem 5 min e para kur realizuan dhe golin pastaj u terhoqen ne mbrojtje dhe ne mesfushe e cila nuk ishte loja e tyre ka pikpyetje se kjo ndeshje ishte e shitur. Per kuriozitet, hollanda te gjitha ndeshjet e grupit deri ne eleminimin e brazilit 2-0 e conte lojen ne 2-0 ne 10min e para,keshtu ndodhi dhe me Gjermanine ne finale 5min e para hollanda kalon ne avantazh isha i sigurte se po te bente lojen e saj deri ne min 10 do te shenonte perseri ,por ato u terhoqen ?????????

  3. Genti says:

    Finalja nuk ishte as e trukuar as e shitur, vetem se tifozet argjentinas bene zhurme gjithe naten tek hoteli per te lene pa gjume lojtaret hollandeze.
    Ndeshja Argjentine-Peru u mor vesh qe atehere qe Peruja hapi porten.
    Mario Kempes erdhi trainer i Lushnjes ne kohen e Rrapush Xhaferrit

  4. LOJA KUNDER PERUSË NË VITIN 1978 ISHTE SPEKTAKOLARE DHE E PA MANIPULUAR. ARGJENTINA E ATËHERSHME S’PUSHOI DUKE SULMUAR PERUNË PËR 90 MINUTA, ME ANË TË SULMUESVE LUKE DHE MARIO KEMPES TË CILËT SHËNUAN DHE SHUMICËN E GOLAVE. FINALJA U LUAJT KUNDËR HOLLANDËS E CILA U KUALIFIKUA PAS FTORES KUNDËR ITALISË 1-O PAS GOLIT TË SHËNUAR PREJ DISTANCËS 40 M NGA ISH TRAJNERI I KOMBËTARES SHQIPTARE ARI HAN. LOJTARËT MË TË SHQUAR TË HOLLANDES NË KËTË KAMPIONAT ISHIN DY VËLLEZËRIT BINJAKË VAN DE KERKOF DHE JO KROJFI I CILI NUK LUANTE MË PËR PËRFAQËSUESEN.

    1. Edi Detroit says:

      Veterani i futbollit, je i sakte ne ato qe shkruan, Krojfi nuk luajti, ishte zene me federaten hoollandeze( si gjithmone),, nje verejte miqesore, here tjeter shkruaj me germa te vogla, pershndetje.

      1. Tironci Lugano says:

        Edi Detroit
        Mbas disa pergjigje e kunderpergjigjie shoh qe komentuesit jane “rreshtuar” ne ate cka kam thene qe ne fillim.por dua te shtoj ca gjera.E me ty e kam me shume:)Si krujf e si Bakenbauer kishin kohe qe ishin larguar nga kombetarja dhe eshte e pasakte fakti qe humbisnin parate nga skuadrat e tyre.Largimi i tyre erdhi pas Europianit te 76 ku pritej qe Hollanda te mirrte nje lloj revanshi ngdaj Gjermanise por ishte Cekia(Ckosllovakia per ndonje nostalgjik)qe fitoi.E per hir te vertetes Hoolandes se Krujfit i “hoqi” mender breket ndersa gjermanet ne finale humben me me dinjitet.Edo dhe une ne nje fare menyre jam me Hollandeset ndonese Britanik:)ne vitin 78 u bene te gjitha perpjekjet qe krujf te merrte pjese por ai nuk desh.Kjo eshte per sa i perket Krujf te tjerat jane vetem thash,Ndersa Benkenbaurer kishte kohe qe ishte shkeputur nga kommbetarja.Argjentina ishte superiore ndaj Hollandes per shume arsye.Luante ne shtepi kishte nje organizim shum me te mire se Hollanda e cila deri ne moemntet e fundit te grumbullimit kishte probleme si dhe argjentinasit kishin lojtare me te rinj qe me vone do beheshin talente ne klubet evropiane.ne vitin 78 Argjentina dhe Hollanda u favorizuan nga formula e kampionatit e cila mbas viti 82 u hoq si e papershtateshme.Holanda ne mos gaboj ne grup u “shkel” me kembe nga Skocezet qe duhet te kualifikoheshin per me tej por Wisky beri punen e saj.Ne grupin tjeter kishte perballe nje Gjermani hije e 74 si dhe nje Itali ne gjendje mizerabel.Argjentina fitoj ne saje te blerjes se peruse e me sakte portierit te saje.E kjo eshtee vertete mjafton e shikosh golat.Duhej te dilte Brazili i te madhit Ziko qe barazoj 0 me 0 me Argjentinen ndonese ne fushe dominoje e fitoj 3 me 0 me Perune.u zgjata shume por here tjeter ti apo ndonje veteran ketu te mos me “kundershtoje” me:))
        pershendetje

    2. bulent says:

      e sakte hollanda u kualifikua per ne finale pasi mundi italine jo 1-0 por 2-1.persa i perket dyshimeve mbi shitjen e finales kjo eshte e pamundur sepse ne minuten e fundit te kohes se rregullt sulmuesi rezembrik i hollandes goditi shtyllen dhe hollanda mund ta kishte fituar finalen 2-1. pastaj ne kohen shtese argjentena shenoi 2 gola dhe fitoi me rezultatin 3-1.

  5. hasan sheme says:

    Hollanda e viteve 70.78 ka qene ekipi me i mir ne bot ai futboll qe loste ekipi,nuk eshte pare me deri me sot per shitje ndeshjes ne finale mua sa mer mendja por per ndeshjen me Prune u fol ne gjith boten qe duhesh te ishte Braziki ne finale jo Argjzntina se u duke hapur qe Argjentina e kishte bler ate ndeshje ndersa Krojfi dhe Bekenbauri nuk lozen se ishin te shitur te skuadra e Kozmozit ne Amerike dhe nuk i la skuadra te vivin me ekipet tyre se uhmbiste 10.000 dollar javen ekipi i Kozmozit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje