Bajerni kërkon të bëjë anëtar nderi Papën

11 Shkurt 2012, 12:10Sport TEMA

Presidenti i Bajernit, Uli Hënes, nuk ndalet për asnjë sekondë të konkurrojë në çdo fushë rivalët, sidomos Shalken dhe Dortmundin.

Kreu i klubit bavarez ka prezantuar një tjetër bombë nga ato të tijat. Gjatë prezantimit të rekordit të tij, ku numri i anëtarëve të klubit ka shkuar në 174 mijë, presidenti ka ndier edhe mungesën e një njeriu të shenjtë. Ai është Papa Benedikti XVI.

Ndërsa Shalke me Dortmundin kanë pasur anëtar nderi paraardhësin Johanes Paul II.

“Nëse Papa na ndez dritën jeshile, shkojmë me shpejtësinë e erës për ta bërë anëtar nderi”, – tha Hënes, i cili ka simpati për atin e shenjtë, Papa Benedikti XVI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje